Qytetaret e Lezhës dhe fshatrave përreth duhet të qëndrojnë në gatishmëri. Edhe këtë dimër përmbytjet nga reshjet për ta janë të pashmangshme. Në këtë përfundim kanë dalë përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave në mbledhjen e radhës.
Pas një analize të bërë për gjendjen rezulton se ka mangësi në mjete dhe financa, ka një rrjet të amortizuar elektrik, bllokim të kanaleve kulluese dhe ndërtimeve pa kriter të cilat kanë bllokuar rrjetin kullues.
Këto problematika të cilat kanë qenë shkaku i përmbytjeve të mëparshme janë ende prezente dhe për këtë arsye përmbytjet do të vijojnë edhe këtë vit.
“Do të ishim gjithkund në të njëtën kohë ndërkohë mjetet janë zero dhe ç’është më e keqja dhe bordi i kollumit mesa duket nuk është i kompletuar me mjete. Në fakt duhet të trajtohet shumë seriozisht rasti i Lezhës është një rast me specifikë të veçantë për vetë faktin që shumica e Lezhës është poshtë kuotave normale”, tha Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë Lezhë.
Ndërsa për Petrit Gjonin, Drejtor i Bordit të Kullimit është shqetësim mungesa e energjisë elektrike. “Vetëm problemi i mungesës së energjisë elektrike është shqetësim sepse mungesa e energjisë do të bëjë të mundur përmbytjen në rast të reshjeve të shumta”, tha Gjoni.
Sipas Zef Maçit, Drejtorit të Ujësjellësit, duhet të gjendet një zgjidhje që kanalet kulluese të lidhen me kolektorët kryesorë të hidrovoreve.
“Tani nuk egzistojnë kanalet kulluse rreth Lezhës për shkak se të gjitha u kthyen në zonë urbane. Do të kërkohet një zgjidhje siç e tha dhe inxhinieri , duhet të gjenden zgjidhje që të lidhen me kolektorët kryesorë të hidrovoreve” u shpreh ai.
Ndërsa Shtabi i Emergjencave Civile në Lezhë e mbylli mbledhjen e tij, fati i këtij qarku në reshjet e ardhshme intensive të shiut nuk dihet se cili do jetë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO