Dy ditë pas ekzekutimit të ish efektivit të policisë së Lezhës Dritan Lorenci, ende nuk ka asnjë përson të arrestuar për këtë ngjarje. Ndonëse policia një ditë më parë shoqëroj 15-përsona të cilët u moren në pyetje si të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen ato janë lënë sërish të lirë. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se atentatoret të cilët mendohet të jenë më shumë se një përson e kanë ruajtur të gjitha lëvizjet e viktimes. Ata mendohet se kanë qëlluar nga një automjet në lëvizjes mbi mjetin ku udhëton Lorenci, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Duke ju referuar dinamikes së ngjarjes blutë kanë dyshime të forta se atentati është kryer nga vrases profesionist, të cilët nuk kanë lënë prova në vendin e ngjarjes. Në momentin kur ata kanë kryer krimin përgjatë aksit rrugor nuk ka patur asnjë përson që lëvizte, duke bërë që dhe puna e grupi hetimor të vështirësohet për zbulimin dhe arrestimin e autorëve. Policia vijon kërkimet prej dy ditesh në zonen përreth, për të gjetur armen e krimit e cila mendohet të jetë armë gjahu, pasi ka dyshime se pas atentatit autoret mund ta kenë hedhur armen. Por opercaionet e deritanishme të policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërsa pista kryesore e hetimit është përqëdruar tek vrasja e ndodhur 5 vite më parë në gjykaten e Lezhës ngjarje në të cilen u përfshi edhe ish efektivi i policisë rrugore. Gjatë paradites të së martes 44-vjeçarit Lorenci i është dhënë lamtumira e fundit, ndërsa familjaret e tijë nuk kanë bërë asnjë koment duke ja lënë gjithçka në dorë drejtësisë për këtë ngjarje. 

Gjyqet dinamika
Teksa policia vijon hetimet për këtë ngjarje, në muajin nentor të vitit që lamë pas gjykata e lartë vendosi rikthimin për gjykim të kësaj çështje në gjykaten e shkalles së parë në Kurbin. Pa shpalles së pafajsisë në dy shkallë të gjyqësorit të paren dhe ë atë të apelit në Tiranë prokuroria nuk është dorëzuar para këtij fakti, duke pretenduar se kishte prova të mjaftueshme që vrasja e vitit 2011 në Gjykaten e Lezhës ishte kryer nga arma e ish efektivit të policisë. Ky fakt bëri që organi i akuzes ti bëjë rekurs kësaj çështje, duke kërkuar dënimin e ish policit me 15-vite burgim dhe për mikun e tijë Alban Deda 18-vite burg.

Ky i fundit arriti që të fitoje pafajsinë edhe në Gjykaten e lartë, ndrësa për ish policin Lorenci u kërkua që çështja ti rikthehet dhe njëherë për gjykim në gjykaten e shkallës së parë. Dosja e organit të akuzes për ish policin lorenci u dërguar sërish për gjykim dhe brenda muajit janar pritinin që të rinisinin edhe seancat gjyqësore në ngarkim të tijë. Ky i fundit nuk e kishte praniar asnjëherë akuzen duek deklaruar se kishte ndërhyrë për të shuar sherrin dhe armë i është marrë nga përsona të tjere të cilët edhe kanë qëlluar.
 

Dritan Lorenci
(Dritan Lorenci)


vendngjarje makina lezhe me logo
(Automjeti ku udhetonte ish-efektivi i policise dhe policia ne vendngjarje)
 
Informacion i policise
Më datë 02.01.2016, rreth orës 20.30, jemi njoftuar se në vëndin e quajtur rruga nacionale Shkodër - Lezhë fshati “Mabë“ Lezhë, është vrarë nga persona ende të pa indentifikuar shtetasi Dritan Lorenci 45 vjeç, banues në ish SMT Lezhë, ish punonjës policie, pranë Komisariatit Policisë Lezhë “Seksioni qarkullimit rrugore“, gjatë kohës që ky shtetas ka qene duke udhëtuar nga Shkodra për në Lezhë me automjetin me targë AA 479 KJ me ngjyre blu të tipit Lançia.

Fiilimisht ngjarja është raportuar nga kalimtare të rastit si aksident rrugor, pasi automjeti ka përfunduar një parcele are.

Me shkuarjen e grupit hetimore në vend ngjarje, është konfirmuar se kemi të bëjme me veprën penale të vrasjes me dashje, dhe dyshohet të jetë përdorur armë gjahu.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si rezulat i përfshirjes së viktimes, në ngjarjen e datës 14.10.2011, të ndodhur pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësore Lezhë, ku pas një konflikti për motive pronësie, ka gjetur vdekjen një shtetas si dhe janë plagosur pesë shtetas të tjerë, por po hetohet dhe në drejtime të tjera.

Për të bërë të mundur zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, janë ngritur disa pika kontrolli, si dhe janë shoqëruar 15 pesëmbedhjetë shtetas.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)