LEZHE- E kthyer tashmë në një traditë prej 4 vitesh, Lezha ka festuar "Natën e Bardhë të Kulturës Shqiptare". Me qindra qytetarë i janë drejtuar sheshit kryesor të qytetit ku nën kujdesin e bashkisë së këtij qyteti janë organizuar një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike.
Ky eveniment ka startuar fillimisht me këngë dhe valle të fëmijëve të qendrës kulturore të qytetit, për të vijuar më pas me koncertin e rapsodëve lezhjanë, të cilët kanë marrë duartrokitjet e shumta të të pranishmëve.
"Përmes kësaj nate ne promovojmë çdo gjë të bukur që ka qyteti i Lezhës. Promovojmë histori, promovojmë kulturë, promovojmë art, promovojmë valle kostume, promovojmë çdo gjë që ju duhet qytetarëve lezhjan dhe në mënyrë të veçantë edhe turizmit në përgjithësi pra në pritje të fluksit të turistëve", tha kryetari i bashkisë Lezhë.
Aktiviteti i organizuar ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa mënyra e organizmit të tij ka qenë mjaft tërheqës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO