Lezhë/ I ngacmoi motrën, zbardhet shkaku përse 21-vjeçari qëlloi me kaçavidë të riun! 18-vjeçari operohet në mushkëri

LEZHË- Rafaelo Lleshi, 18 vjeç, mbeti i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e së hënës në Lezhë pas një konflikti që sipas policisë fsheh motive banale. I riu u qëllua 3 herë në gjoks 2 dy herë në qafë nga 21-vjeçari Xhovani Përlesi, i cili u arrestua më vonë nga policia nën akuzë e vrasjes së mbetur në tentativë.

Report Tv përmes burimeve nga policia ka mundur të mësojë se 18-vjeçari i kishte ngacmuar motrën autorit Përlesi dhe kjo ka qenë arsyeja e konfliktit që për pak përfundoi në tragjedi.

Për shkak të plagëve të rënda i riu Lleshi u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, e cila u dëmtua për shkak të goditjes me kaçavidë. Aktualisht, burime nga Trauma bëjnë me dije se është në gjendje të qëndrueshme, por nuk konsiderohet akoma jashtë rrezikut për jetën.

Report Tv takoi babanë e të riut, Ilirjan Lleshi, i cili jashtë kamerave tregoi se vetë Rafaelo, pasi ishte plagosur e kishte marrë në telefon për t’i treguar se ishte plagosur dhe nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas të atij, familja nuk ka çështje hasmërie, ndërsa nuk është njoftuar nga policia apo hetuesit lidhur me dinamikën e plagosjes së djalit, për të cilën i riu ka qenë i rezervuar të tregojë. Në spital mbërritën hetuesit e Lezhës, të cilët administruan dëshminë e të plagosuri.

Një orë më vonë një tjetër plagosje u regjistrua në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit. Një 35-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës u godit disa herë me thikë në afërsi të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor