I dogjën makinën e efektivit të Lezhës, zbardhet ngjarja, arrestohen dy autorët e dyshuar, i kapi kamera e sigurisë (EMRAT)

Lezhë- Policia e Lezhës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e djegjes së makinës së efektivit të Lezhës paraditene e sotme, të parkuar pranë Komisariatit të qytetit.
Në orët e pasdites njoftoi se kishte bërë të mundur kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, Klaudio Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

'Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi", nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Klaudio Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi, 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit  R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.', thuhet në njoftimin e policisë.

Dy autorët janë identifikuar nga kamerat teksa vraponin pasi i kishin vënë flakën makinës së oficerit të patrullës R.Z., dyshohet për shkak të detyrës. 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 01/07/2024 19:54

    Hetoni pazaret e sezoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania