LEZHË – Forcat e policisë kanë vënë në pranga pjesëtarin e katërt të familjes Kora, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë në Thumanë në fillim të muajit qershor.
Sektori për Krimet Rënda, pranë Drejtorisë Policisë së Qarkut Lezhë, arrestuan Pëllumb Kora, 26 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka vendosur caktimin si masë sigurimi "Arrest me burg" në mungesë, për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Mbajtje pa leje të armëve municioneve luftarake".
Më 6 qershor në ngjarjen e Thumanës mbetën të vrarë Arben Çeku, babai i tij, Fran Çeku, nipi Enea Rama, ndërsa u plagos Lucie Cekun, nëna e Arbenit.
Pëllumb Kora ka qenë edhe “molla e sherrit”, që solli tre viktima. 26-vjeçari qëlloi me pistoletë në drejtim të Fran Çekut, duke u vrarë me një plumb në zemër.
Zanafilla e ngjarjes ishte një sherri erdhi pas një debati mes Pëllumb Kores dhe Arben Çekut në një lokal në qendër të Thumanës, ku ky i fundit kërkoi llogari për dhunën që vëllezërit Kora kishin ushtruar ndaj një taksisti, i cili ishte mik i tij.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

vrasjes së 3-fishtë në Thumanë">