Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Agron Lushin, i cili u arrestua 4 ditë më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni.
35-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i autorit të dënuar me burg Aleksandër Përdodaj, për vrasjen e ndodhur në 27 prill.
Sipas burimeve në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.
Agron Lushi është një emër i njohur për policinë pasi është i dënuar më parë për plagosje me armë por dhe për kultivim të lëndëve narkotike.
Në 2017 ai është arrestuar gjatë aksionit të koduar "Klosh", ku u sekuestruan 335 kg marijuanë në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar me anë të djegies 468 bimë narkotike kanabis sativa. Në këtë aksion antidrogë ën Lezhë, u shpall në kërkim edhe Aleksandër Përdodaj, i arrestuar sot si autori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë.
Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë më 27 prill me breshëri arme, e ndërsa sipas burimeve trupat e tyre u gjetën disa orë më vonë në pyll. Burime për Report TV bënë me dije më herët se shkak ka qenë përdorimi i tokës pa leje nga ana e Përdodës për mbjelljen e kanabisit, ka qenë dhe arsyeja e konfliktit.