Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Tresh të Lezhës ku një makinë tip “Volsëagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 1 person qe po pinte kafe ne lokal i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e plageve të marra në disa pjesë të trupit.
Në vendngjarja ka mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që mund të përfundonte në një tragjedi pasi në lokal kanë qenë disa persona.
Ky është aksidenti i 3-të që ndodh në harkun kohor të 4 ditëve në rruget e Qarkut të Lezhës me një bilanc me 7 përsona të plagosur.
Shofera pa llogjike qe marrin njerez ne qafe dhe perfundojn ne burg.
PërgjigjuShume gabim qytetaret qe pine kafe, te kishin ikur ne pune
Përgjigju