Lezhë-Sezoni turistik gjithmonë shoqërohet me ngjarje të hidhura dhe rastet e mbytjeve të pushuesve janë të shumta në të gjitha brigjet e vendit.
 
 Një pushues 46 vjec me inicialet Sh.K nga Kosova mësohet se është mbytur këtë pasdite në Plazhin e Talës në Lezhë.
 
Viktima mësohet se është nxjerrë nga deti nga pushuesit por fatkeqësisht humbi jetën rrugës për në spital.
 
Policia e Lezhës bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes dyshohet nga mbytja.
 
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve .


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com