Lezhë/ Moti i paqendrueshëm dhe me reshje shiu, largohen pushuesit nga plazhi i Shëngjinit

Moti i paqëndrueshëm në këto ditë të fundit të gushtit ka reduktuar numrin e pushuesve në zonën turistike të Shëngjinit në Lezhë.

Çadrat e shezlongjet në vijën bregdetare më së shumti janë të mbyllura, por nuk mungojnë dhe ata që pavarësisht kushteve atmosferike, nuk do t’i ndërpresin pushimet e planifikuara në këtë periudhe.

“Kemi në ditën e tretë. Na ka ndihmuar që mos të digjemi. Shëngjini është shumë i mirë. Preferoj pushimet kur qetësohet. Planifikojmë të rijmë deri me 2 shtator”, tha një pushues.

“Tani ka më pak njerëz. I shikojmë nga çadrat”, tha një tjetër.

“Shëngjini shumë bukur. Pastërtia në radhë të parë. Moti nuk ka ndikuar”, tha një tjetër.

“Shumë mirë. Mua më pëlqejnë pushimet në gusht. Një dit ka qenë pak erë dhe mirë”, tregoi një tjetër.

Zona turistike e Shëngjinit është kthyer në një nga destinacionet turistike më të pëlqyera për pushime verore, ndërsa numrin me të lartë të pushuesve e zënë shqiptarët e Kosovës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen