LEZHË - Ka filluar në Lezhë, edicioni i tetë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodeve dhe Istrumentistëve Popullorë. Kostumet e shumëllojshme të 20 grupeve të trevave shqiptare të instrumenteve popullore u gërshetuan bukur me vendin ku u mbajt nata e parë, në Memorialin e heroit tonë kombëtar. Tradicionalja e folkut shqiptar u prit mirë nga publiku i gjerë, ndërsa organizatorët thanë se,me të tilla aktivitete mbahet më gjallë lidhja me idenitetin tonë kombëtar dhe se i shërben edhe promovimit të turizmit kulturore kombëtar.
Pjesëmarrësit shprehin emocionet e tyre teksa duken krenarë për krahinat që ata përfaqësojnë e krahas rapsodëve me emër, ra në sy edhe pjesëmarrja e rapsodëve të rinj, që synojnë të mbajnë gjallë këtë traditë.
Mikëpritja lezhjane për artistët rapsodë dhe instrumentistë popullore të mbarë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi u kombinua këndshëm me muzikën e performuar edhe në rrugët e qytetit, duke i dhënë tepër gjallëri jetës kulturore në Lezhë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com