Këto janë pamjet e zyrës postare të shpërndarjes së pensioneve në Lezhë këtë të mërkurë.  Dyndja e pensionisteve për të tërhequr shpërblimin e fundvitit ka krijuar radhë në sportele.  Kjo situatë përsëritet shpesh herë, pasi për në gjithë qytetin e Lezhës ka vetem një pikë postare për pensionistët. Ata ankohen për orët e gjatë të pritjes në të ftohtë.

“Kam ardhur që në 6 të mëngjesit dhe ende nuk e kam marrë pensionin dhe as shpërblimin prej 5 mijë lekësh që na ka dhënë qeveria. Pak është por kanë bërë sevap me ne. Me 5 mijë lek nuk merr dot as një pulë deti”.

“Kam ardhur disa herë nga fshati Ishull Lezhë në këmbë për të marrë lekët dhe ende nuk i kam terhequr se ka shumë radhë”, tha një tjetër pensionist.

Filiali i Postës Shqiptare në Lezhë tha se shpërblimi shpërndahet me grafik, ndaj u kërkohet pensionisteve që të respktojne rregullat për të shmangur radhët.