Lezhë- Situata nga zjarri në zonën e Shkopetit është përkeqësuar ndjeshëm, pasi gjatë orëve të vona të natës së kaluar flakët janë përhapur edhe në krahun e Fangut, në Mirditë.
Për pasojë, terreni i vështirë dhe mungesa e mjeteve të specializuara kanë vështirësuar ndërhyrjen. Gjatë përpjekjeve për të ndalur përhapjen e zjarrit në orët e para të mëngjesit, disa punonjës të Bashkisë Mirditë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa po përpiqeshin të ndërhynin me mjete rrethanore.
Aktualisht, flakët ndodhen pranë zonës së antenave në majën e Kulmës dhe janë në zbritje drejt fshatit Fang.
Edhe këtë të premte është ndërhyrë nga ajri me helikopter të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, por pa arritur të vihet nën kontroll vatra kryesore. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.1%
-
Të gabuar
40.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.3%
Vota total: 4231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbysen vendimet e Standardeve Profesionale, ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës shpëtojnë nga përjashtimet! 25 ankime të shqyrtuara
10 Mars, 16:22
-
Lezhë/ Vrasja e biznesmenit Nikulaj, përfundon seanca për portugezin Ruben Saraiva, vendimi më 25 mars! Avokati: S'mund t'i japim drejtësisë një të pafajshëm
10 Mars, 10:31
-
Administrata e Lezhës dhuron gjak! Nismë solidariteti për të ndihmuar personat që kanë nevojë për transfuzion
9 Mars, 14:09
-
Mbyllen hetimet për kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, 9 të pandehur dërgohen për gjykim
9 Mars, 09:19
-
Moti i ngrohtë rikthen vizitorët në bregdetin e Shëngjinit, në Velipojë bizneset angazhohen për pastrimin e hapësirave
8 Mars, 13:33
-
38 vite në arsim, ish-mësuesi nga Kurbini feston 7 Marsin: Arsimtari dikur kishte më shumë autoritet
7 Mars, 18:47
-
Lidh kryeqytetin me veriun e vendit, dëmtohet ura e Matit! Ekspertët: Shkak shfrytëzimi pa kriter i inerteve në lumë
7 Mars, 16:00
-
Lezhë/ ‘Tinguj që jetojnë’, motër e vëlla dhurojnë spektakël gjatë performancës 'live' në Pallatin e Kulturës 'Ded Ndue Lazri'!
6 Mars, 12:45
-
Lezhë/ Aksident i rëndë aksin Rrile-Shënkoll, përplasen dy makina! Plagosen drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë
6 Mars, 11:02
-
Marrëveshja me KFW për investime të reja në ujësjellës për Shkodrën, Lezhën dhe Sarandën, Malaj: Mbi gjysma e popullsisë urbane do të ketë furnizim më të sigurt me ujë
5 Mars, 19:16
-
Pas Vlorës, zbaticë edhe në brigjet e Shëngjinit! Deti tërhiqet rreth 20 metra në zonën qendrore të plazhit
4 Mars, 13:04
-
“Gurra e Kurbinit”, koncert me këngë dhe valle në Lezhë
3 Mars, 13:51