Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

LEZHË - Policia e Lezhës ka zbuluar një garazh që ishte përshtatur për prodhimin e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 3 veta, si dhe janë sekuestruar  70 doza kanabis, 1 armë pistoletë me krehër dhe 2 radio marrëse-dhënëse.

U arrestuan: Rigers Marku, Reneo Përgjini, Erisolo Marku

'Si rezultat i hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Befasia”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:      

-E. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-R. P., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; 

-R. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. M. e kishte përshtatur garazhin e tij, për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit u gjetën 70 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi R. M., dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.    

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.'

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh

Juventusi ndjek nga afër Ardian Ismajlin, e pranon edhe trajner: Gati për një klub të madh