LEZHE - Në 6 muajt e parë të këtij viti rreth 175 persona kanë mundur të përfitojnë një vend të ri pune në qytetin e Lezhës.

Programet për nxitjen e punësimit kanë mundësuar hapjen e vendeve të reja ku me përparësi janë parë familjet në nevojë, gratë, të rinjtë dhe komuniteti rom dhe ai egjiptian. Panorama është prezantuar nga drejtori i Zyrës së Punës në Lezhë, Fatmir Delishi.

Sipas tij, kontakti i vazhdueshëm me subjektet private për të përcaktuar ofertat e punës në rajonin e Lezhës është një mundësi edhe për të orientuar drejt formimit profesional të gjithë punëkërkuesëve.
 
Redaksia Online