Lezhë, qentë endacak ende
rrezik serioz për qytetarët

Lezhë, qentë endacak ende<br />rrezik serioz për qytetarët
LEZHË- Bashkia e Lezhës 6 muaj më parë ka prezantuar një projekt me vlerë prej 7 milion lekësh për trajtimin dhe largimin e qenve endacak, por sot situata është njëlloj si para 6 muajsh, pasi ata mund të hasen në çdo cep të qytetit duke u kthyer në rrezik serioz për qytetarët lezhian.
 
Banorët shprehen se janë të frikësuar pasi gjatë orëve të mbrëmjes apo dhe të mëngjesit në shumë raste kopet e qenëve bëhen mjaft agresiv. Ata kërkojnë që bashkia të marrë masa pasi situata e krijuar është mjaft shqetësuese.

“Janë problem serioz, sidomos në kushtet e mëngjesit herët apo në kushtet e natës vonë, në kushtet kur ka pak lëvizje makinash dhe qentë gjenden gjithandej”
 
“Kudo në çdo cep të qytetit po të dalësh, mund të gjesh me dhjetra qen, të rrezikshëm patjetër. Ato mund të kafshojnë një fëmijë në rrugë, një plak”
 
“Qentë endacak janë një problem në qytetin e Lezhës dhe në fshatrat përreth, se po të kafshojnë nuk e di se êfarë sëmundje ka, a ka qenë i vaksinua po jo” , shprehen disa qytetarë. 


 Bashkia e Lezhës nuk ka pranuar të japë intervistë në lidhje me këtë çështje, por nga një telefonat e shkurtër ata janë justifikuar se janë larguar të gjithë qente endacake nga qytetit, por problem mbetet ardhje e këtyre kafshëve nga zonat e tjera, e megjithatë ata janë shprehur se do të nisin sërisht punën sërish për largimin e qenve endacak. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi