Lezhë/ Rruga në fshatin Mylte, plotësisht e amortizuar, banorët thirrje Bashkisë për ndërhyrje

Më shumë se 2 mijë banorë të fshatit Mylte, të Bashkisë Lezhë, kërkojnë rikonstruksionin e rrugës, pasi ajo është e pakalueshme. Përveç vështirsive që ajo sjell për banorët e kësaj zone, rruga shihet edhe si një mundesi tjetër lidhje me bregdetin e Tales, duke ndikuar ndjeshëm në uljen e trafikut.

 Drejtuesit e mjeteve dhe banorë të zonës që e përshkojnë vazhdimisht këtë segment, thonë se nuk e kanë parë asnjëherë asfalt në këtë rrugë dhe kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga Bashkia. Banorwt e zonws janw shprehur se kjo rrugw i ka shkaktuar shumw amortizime nw makina dhe se nw dimwr bwhet e thuajse e pakalueshme.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Lezhë, shprehet se do të ndërhet sa më shpejt për asfaltimin e kësaj rruge duke lehtësuar vështirsitë që ajo sjell për banorët.

Do të shikojmë mundësinë e asfaltimit të këtij segmenti. Është një zonë që po del nga ato rurale.është një zonë tejet e populluar. Do të bëj çmos që njerëzit të lëvizin lirëshëm por edhe prodhimet e tyre të transportohen.

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë

 

Segmenti që përshkon fshatin Mylte, krijon një lidhje më të shkurtër me plazhin e Tales, ndaj edhe Bashkia synon ndërhyrjen duke e parë si një arterie të rëndësishme për zhvillimin e kësaj zone turistike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?