Lezhë, rrugët në periferi të qytetit të amortizuara! Kanalizimet nëntokësore pengojnë investimet tek rrugët

Nuk janë pamjet e ndonjë fshati të thellë malor, por të lagjes ish-frutore në periferi të qytetit të Lezhës.

Lëvizja e këmbësore dhe automjeteve në këtë zonë është mjaft e vështire, për shkak të mungesës së infrastrukturës. Kjo problematike është prezentë prej 30 vitesh, edhe pse ankesat e banoreve drejtuar pushtetit vendor kanë qenë të vazhdueshme.

“Asnjë lloj investimi. Jemi ankuar në bashki. Paguaj 6 taksa në bashkinë Lezhë. 1 milion e 200 mijë i paguaj në vit për këtë rrugë”, tha një banor.

“Këtu kalojnë makinat e tonazhit të rëndë të fabrikës së tullave dhe e prishin. Akoma më tepër. Edhe si biznes nuk merr masa për ta rregulluar”, tha një tjetër.

Në situatë të ngjashme janë shumë lagje në qytetin e Lezhës, në të cilat nuk është parashikuar të ketë investime, pasi fillimisht duhet që të ndërhyhet në kanalizimet nëntokësore.

“Ne jemi në pritje të fillimit për projektin e kanalizimeve. Ne nuk mundemi dot që të rregullojmë rrugët sot dhe ti prishim prapë nesër. Projekti duhet të kishte filluar por për shkak të pandemisë, krijoi atë vonesën. Do të fillojë Brenda vitit 2023”, tha nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj.

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Lezhë gjatë 3 viteve të fundit janë rehabilituar dhe asfaltuar rreth 100 km rrugë kryesisht në fshatra, ndërsa në qytet këtë vit do të ndërhyhet vetëm në lagjen "SMT".

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit