SHKODËR- Tre persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugorë Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Mabë. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit të së mërkurës, teksa një automjet tip "Land Rover" me targa AA 724 FU me drejtues Leonard Shjefmi 40-vjeç po hynte në një rrugë dytësore është pëplasur me një mjet tjetër tip "FIAT" i cili vinte nga Shkodra në drejtim të Lezhës dhe drejtohej nga Gac Gjergji 60-vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i fiatit, si dhe dy pasagjeret që udhëtonin me të. Këta të fundit janë dërguar me urgjence në Spitalin e Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 40 vjeçari Leonard Shjefmi është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

Përplasja e dy mjetëve ka qenë tepër e fortë, duke bërë që drejtuesi i "Fiatit" të qëndrojë rreth 1 orë i bllokuar në automjet, derisa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë prere dyert e automjetit për të nxjerrë personin e plagosur. Si pasojë e këtij aksidenti edhe superstrada Lezhë-Shkodër është bllokuar për rreth 1 orë. Është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për të normalizuar qarkullimin e mjetëve, ndërsa në lidhje me aksidentin kanë nisur hetimet.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)