Kjo linjë elektrike, e cila të ngjan me kohën e mesjetës, ndodhet në anë të rrugës se re Rrilë–Tale në Lezhë. Telat e energjisë nuk janë më lart se 1 metër nga toka në një gjatësi të konsiderueshme dhe mund të preken lehtësisht edhe nga fëmijët.
Kjo situatë vijon prej disa vitesh, duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Ata thonë se janë ankuar disa herë për problematikën, por asnjë masë nuk është marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë.
Në lidhje me këtë çështje, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se kjo linjë pa standarde është ndërtuar nga disa familje për të marrë energji nga një transformator privat që ndodhet aty pranë.
Sipas OSHEE-së, shumë shpejt do të ndërhyhet për sistemimin e rrjetit me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji në atë zonë dhe shmangien e rrezikut për njerëzit.
Komente











