Lezhë- Një burrë ka thyer urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës së Lezhës dhe ka shkuar të takojë bashkëshorten me të cilën ishte në proces ndarjeje, por u arrestua nga policia.
Burime zyrtare bënë me dije se vunë në pranga sot (25 Nëntor) 40-vjeçarin E.M., banues në Lezhë, me veprën penale të kundërshtimit të urdhrit të mbrojtjes.
I dyshuari i ka shkuar gruas së tij në qendrën sociale ku ajo është strehuar përkohësisht pas largimit nga banesa, për shkak të dhunës që ushtrohej.
“Komisariati i Policisë Lezhë vuri në pranga shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar pranë qendrës sociale ku është strehuar bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces për zgjidhje të martesës”, bëri me ndije policia.
Hetimet e mëtejshme për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore.