Lezhë, tre muaj pa asistencë
banorët protestë para bashkisë

Lezhë, tre muaj pa asistencë<br />banorët protestë para bashkisë
LEZHE- Dhjetra familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Lezhë kanë protestuar para Bashkisë, pasi prej tre muajsh nuk e kanë marrë këtë pagese.

Ata thonë se kjo situatë i ka vënë në veshtiresi financiare, duke deklaruar se janë zhytur në borxhe për të siguruar buken e gojes.

Qytetaret në nevojë fajesojnë insitucionet përgjegjëse se po tallen me shtresen e varfer.
 
“Ne nuk na japim më dyqanet thesin e miellit pa e paguar borxhin, fëmijët tanë janë pa bukë, ne na mungon një shishe vaj që kushton 1700 lekë, jemi të varfër, ne nuk na shikon askush. Ne këtu në Lezhë, kishte hall sa të merrte votën, ky zotëria këtu, ne kemi dallim racial këtu”, u shpreh një nga banoret.
 
“Këto janë ato që marr borxh dhe nuk më japin më, unë jam në hall si të gjithë tjerët. Ju lutem nëse ka mundësi, brenda mundësive të na japin ndihmën ekonomike. Ka 3 muaj që se kam marrë ndihmën ekonomike”, tha një tjetër banor.   
 
“Jam nënë me 3 fëmijë, jam pa shtëpi, pa punë dhe me 40 mijë lekë të vjetra jetoj. Kemi problem se jemi dhe pa strehë, jemi mes katër rrugëve, shkojnë duke na shtyrë herë këtej, herë andej, shkojnë duke luajtur me ne”, u shpreh një tjetër banore.
 
Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë Jak Pjetri thotë se bashkia e ka bërë gati në kohe dokumentacionin e ndihmes ekonomike, por shkak për vonesat është bërë mosmbledhja e Këshillit Bashkiak.
 
“Kryetari i bashkisë dhe drejtori i ndihmës ekonomike i ka përmbushur të gjitha detyrat sipas ligjit të ndihmës ekonomike. Kërkojmë si qytetar që ndihma ekonomike të shpejtohet për arsye edhe të presionit që bëjnë me të drejtë qytetarët për ndihmën ekonomike”, tha Jak Pjetri.
 
Nga informacionet e marra rezulton se pas miratimit të kryetarit të ri të këshillit bashkiak nga ana e Prefektit, pritet që ditën e Premte të mblidhet këshilli Bashkiak i Lezhës dhe të zhbllokohet ngërçi i krijuar.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik