Lezhë, tregtarët ambulant protestë para bashkisë: Kemi paguar çdo taksë

Disa dhjetëra shitës ambulant të Shëngjinit janë dyndur pranë dyerve të bashkisë Lezhë, pasi kjo e fundit nuk po i lejon të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Sipas tregtarëve, kemi rreth një muaj që kërkojmë takim me kryetarin për të na dhënë zgjidhje. Sipas tyre e gjithë administrata po i sorollat me premtime boshe, ata shprehen se kanë paguar çdo taksë që i është kërkuar. 

Pas tensionimit të situatës, duke parë edhe praninë e medieve në krah të qytetarëve, u shfaq edhe kreu i bashkisë, Fran Frrokaj, i cili u premtoi se kjo problematikë do marri zgjidhje deri këtë të shtunë për banorët e bashkisë Lezhë, ndërsa për ato që vijnë nga rrethet u tha ti drejtohen 'Lali Erit". 

Gjatë sezonit turistik, dhjetëra tregtarë nga shumë rrethe të ndryshme të vendit i drejtohen bregdetit të Shëngjinit për të shitur, kjo pasi fluksi i turistëve që vizitojnë plazhet e Lezhës është mjaft i lartë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump