Lezhë/ U përplas me eskortën e Berishës, policia vë nën hetim 24-vjeçarin nga Prishtina! Bie pretendimi i truprojës së ish-kryeministrit, asnjë mjet nuk lëvizte kundravjatje
24-vjeçari nga Kosova i cili u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident me makinën e eskortës së Sali Berishës është vënë nën hetim. Bie Pretendimi i truprojës së Berishës, Ervis Tusha, i cili tha se shkak është bërë makina me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se janë kontrolluar kamerat e zonës, por ka rezultuar se asnjë makinë nuk lëvizte kundravajtje.
Makina e eskortës së Sali Berishës që u përfshi në aksident
Redaksia 27 Nëntor 2021, 12:05 | Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 13:16
LEZHË- 24 vjeçari i cili u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident me makinën e eskortës së Sali Berishës është vënë nën hetim.
Aksidenti ku u përfshinë tre makina ka ndodhur teksa ish-kryeministri po kthehej nga Foltorja në Kurbin. Sipas policisë, shkak i aksidentit me tre të lënduar është bërë manovra e gabuar e mjetit tip ‘Benz’ që drejtohej nga 24-vjeçari, Ardi Mulliqi nga Kosova, si edhe shpejtësia mbi norma dhe mosrespektimi i distancës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes në autostradën Milot-Mamurras, ku drejtuesi i ‘Benz’-it me targa të Kosovës pasi ka dalë nga karburanti ka përplasur një tjetër "Benz " që drejtohej nga Sali Lozi, ndërsa ky i fundit ka goditur nga pas mjetin shoqërues të deputetit Sali Berisha. Të tre automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë. Për pasojë janë lënduar tre persona që ndodheshin në benzin me targa të Kosovës të cilët pas mjekimit janë larguar në banesa.
Për këtë ngjarje reagoi edhe Ervis Tusha, truproja i Berishës i cili ka deklaruar se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara. Por, burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se janë kontrolluar kamerat e zonës por ka rezultuar se asnjë makinë nuk lëvizte kundravajtje në korsinë rrugore.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ".
Aksidenti në Lezhë me eskortën e Berishës, kamerat e sigurisë rrëzojnë pretendimin e truprojës, asnjë mjet nuk lëvizte kundravjatje në korsi
Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, pas pretendimit të Ervis Tushës, truprojës së Sali Berishës se një automjet ‘Mercedec Benz’ lëvizte në kundravajtje dhe nuk rezulton të ketë pasur ndonjë automjet që ka lëvizur në sens të kundërt.
Burime nga Policia Rrugore e Lezhës thanë për ‘Report Tv’ se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe mos ruajtjes së distancës.
SKENA E AKSIDENTIT: Tre automjet lëvizin në korsinë e shpejtësisë në autostradën Laç-Mamurras dhe paraprakisht dyshohet se ka frenuar automjeti ‘Benz’ i drejtuar nga 24-vjeçari kosovar, më pas dy makinat e tjera janë goditur njëra pas tjetrës pasi nuk ruajtën distancën.
Nuk ka elemente për vepër penale ndërsa materialet janë dorëzuar në prokurori për aksident.
Su bene njehere njerez kta kelyshet e Sali legenit, vetem mashtrime dine te bejne.
PërgjigjuErvis Tusha duhet te mirret i pandehur per mashtrim!
Përgjigju