Në pranga kanë rënë Igli Maklaj, 27 vjeç dhe Aldo Smakaj, 29 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin arritur të vidhnin në dyqanin e A.D 25 aparate fotografik profesional, me një vlerë prej 1.500.000 lekë.
[gallery]23524[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.08.2017 , nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore e intensive , u finalizua me sukses operacioni i koduar "Hijet ".
Si rezultat i tij, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur me datë 17.07.2017, ku në dyqanin e shtetasit A.D. në Lezhë , me anë të thyerjes së dyqanit , janë vjedhur 25 aparatë fotografikë profesionale me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja.
Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u ndaluan shtetasit:
- Igli Maklaj, 27 vjeç, banues në Lezhë
- Aldo Smakaj, 29 vjeç, banues në Lezhë
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, janë autor të vjedhjes së 25 aparateve fotografikë profesionalë .
Vepra penale në ngarkim të tyre " Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T.F. 27 vjeç , banues në Tiranë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale " parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e autorësive nëse këta shtetas janë të përfshirë në vepra të tjera kriminale , kryesisht në fushën e vjedhjes.
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale disa nga aparatet e vjedhur .
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
