Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze

Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze

Arma e krimit, makina ku u vra Rakip Rroli dhe një nga të arrestuarit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë sot (26 Nëntor) në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë me një total prej 47 vitesh burgim për dy të pandehur që akuzohen për vrasje me motive hakmarrjeje, pas një sherri dhe rrahjeje të mëparshme për ngacmimin e një vajze.

Të dënuarit janë Llej Lika, dhe Klajdi Gjegjaj, ndaj të cilëve rëndonin akuzat e “vrasjes në bashkëpunim për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje” ndaj biznesmenit Rakip Rroli, 50 vjeç.

Krimi ka ndodhur më 10 Dhjetor të vitit 2021 në zonën e Sanxhakut në Kurbin. Gjykata e Lezhës kishte dhënë verdiktin më 29 Prill të këtij viti, por dy të dënuarit e apeluan nëpërmjet avokatëve.  

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 5 të Sanxhakut në aksin Laç-Mamurras, kur viktima Rakip Rroli, ka qënë duke qarkulluar me automjetin e tij i vetëm, kur u qëllua me breshëri plumbash.  

Në shkallën e parëu dhanë 25 vite burg për vrasje dhe 7 për armëmbajtje pa leje për autorin kryesor Llej Lika, që në bashkim dënimesh u konvertua në 27 vite izolim dhe 20 vite për personin e dytë. Të dy kërkuan prishjen e vendimit të shkallës së parë.

“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe Genti Shala, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 196, datë 29.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Apelit.

Sherri kishte nisur prej muajit Korrik të vitit 2021, kur djemtë e viktimës ishin konfliktuar për një vajzë me djalin e autorit Likaj, po biznesmen. Ata kanë shkuar në një lokal të fshatit dhe dhunuan barbarisht atë, teksa përfundoi në spital. Pikërisht për motiv hakmarrjeje, babai i të dhunuarit është hakmarrë disa muaj më pas, duke vrarë babanë e dy vëllezërve Rroli.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi