VIDEO/ Zbulohet baza e grupeve kriminale në Fushë Kuqe të Lezhës! Sekuestrohen eksplozivë, veshje kamuflazhi, targa e motorë të vjedhur! Pranga pronarit të banesës

LEZHË- Një shtëpi e vjetër në zonën e Fushë Kuqes në Lezhë ishte kthyer në një bazë që dyshohej se përdorej nga grupet kriminale për të pajisur me mjetet që përdorin në atentate. Uniformat blu kanë zbuluar bazën në të cilën janë sekuestruar një sërë mjetesh që dyshohet se përdoreshin për të furnizuar eksponentë të krimit.

Brenda bazës shihen motorë, një mjet, 5 motorë si edhe 4 targa të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovës. Automjeti tip "Mazda" rezulton me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit.

Po ashtu, Policia ka sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim. Në bazë janë gjetur edhe kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

"Në kuadër të operacionit të koduar "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi, specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, dhe për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, me mbështetjen dhe të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale, pasi kanë zbuluar një ambient ku mbaheshin një sërë mjetesh dhe sendesh që do t’iu shërbenin grupeve kriminale", njofton policia. 

Në pranga ka rënë pronari që kishte përshtatur banesën si bazë për grupet kriminale, Aleks Lulashi, 40 vjeç. Ndaj tij rëndojnë veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje", "Trafikim i mjeteve motorike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Vjedhja". Po ashtu, blutë e Lezhës po vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Zbulimi i kësaj baze kriminale vjen pak ditë pas vrasjes së Entjan Nikulajt, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 2 dhjetorit brenda në makinë teksa lëvizte në hyrje të qytetit të Lezhës. Autorët e vrasjes dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit, ku edhe është zbuluar baza e grupeve kriminale.

Viktima ishte i afërm i biznesmenit Ardian Nikulaj të vrarë me 19 prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajnë muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Ktheu banesën në Fushë Kuqe në bazë për grupet kriminale, Report Tv siguron foton e Aleks Lulashit

1701777765_alekslulashi.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Aleks Lulashit, 40 vjeçarit që kishte në pronësi ndërtesën në Fushë Kuqe që shërbente si bazë për grupe kriminale ku furnizoheshin me automjete e motomjete të vjedhura, mjete për grabitje dhe tritol.

Nga kontrollet në banesën e vjetër në pronësi të Aleks Lulashit, u gjetën dhe u sekuestruan

-1 automjet tip "Mazda", me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Ndaj Lulashit rëndojnë akuzat për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje", "Trafikim i mjeteve motorike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Vjedhja".

Ora 12:17
Report Tv sjell pamjet, brenda bazës së grupit kriminal në Fushë Kuqe

Një banesë e vjetër në fshatin Gorre të Fushë Kuqes ishte kthyer në një bazë që përdorej nga grupet kriminale për t’u furnizuar me mjete që i përdornin në atentate apo ngjarje të tjera kriminale. Report Tv sjell pamje brenda bazës në Fushë Kuqe, pas bastisjes nga policia.

Siç shihet edhe në video, banesa e vjetër ishte përshtatur thjesht për bazë kriminale, ndërsa sipër ne divane vihen re disa dokumente dhe fotografi. 

Çfarë u sekuestrua në banesë

-1 automjet tip "Mazda", me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Ora 10:44
Zbulimi i bazës me armë e automjete të vjedhura në Fushë-Kuqe, Balla: Pres më shumë nga policia e Lezhës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale

1700041332_balla2.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për operacionet “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit” që kanë sjellë arrestimin dhe vënien nën hetim të 12 personave së fundmi në qarqe të ndryshme të vendit. 

Ai përgëzoi policinë për goditjen e një linje trafikimi të kokainës në Dibër si dhe sa i takon zbulimit të bazës në Fushë-Kuqe që furnizonte me automjete grupet kriminale, Balla u shpreh se pret më shumë nga grupet hetimore në Lezhë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. 

“Lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis) dhe municion luftarak janë sekuestruar në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Ndërsa në Lezhë janë sekuestruar automjete, motomjete, lëndë eksplozive dhe mjete që do të përdoreshin nga grupet kriminale. Pres më shumë nga strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të institucioneve të tjera ligjzbatuese, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Gjithashtu përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër për goditjen e një linje shpërndarje dhe trafikimi kokaine”- shprehet Balla në reagimin e tij. 
 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxxx: 06/12/2023 06:13

    Po te kishte ligj me vdekje nuk do te ndodhnin gjith keto masakra rrugeve, pastaj trima dilni nga vrima ku jeni futur..haha

    Përgjigju
  • Agjenti: 05/12/2023 14:37

    Policia po te ishte a afte sic duhet, duhet ta mbante nen mbikqyrje banesen. Kur te vinte koha do kapte dhe atentatoret. Te paafte si gjithmone.

    Përgjigju
    • Or tej: 05/12/2023 15:02

      Behet me qellim qe te mos kapen or teeeejjjjj

  • Qytetari: 05/12/2023 12:28

    Po pse nuk e ka ditur policia e Kurbinit per ate baze?policia eshte e lidhur me krimin, ka dal sheshit,duhen shume pune e konrolle duhet e te pastrohet policia.

    Përgjigju
    • Katunari: 05/12/2023 12:52

      Komentues Qytetar je shum i saktë.policia është bashkpuntor të krimit (jo të gjith).

  • Suzuki: 05/12/2023 12:20

    Motori i santos ishte Suzuki v-strom 650 kubik I zi sterr, viti prodhimit 2005, foristrade qe ska pike lidhje me kte ne foto Mos beni kot si mjeshtra te midhjes, ai motor ka mbaru pune me kohe Kto jane per vrasjet e fushe kuqes dhe lezhes qe do vazhdojne per 100 vjet.. per nokajt e lexhes per martinajt, per lekstakaj e nikulaj.. Ngelet duke u vra o njerez ju lumte shume te zgjuar paskeni qene!!!

    Përgjigju
  • Aldo: 05/12/2023 12:07

    Kur pritke me shume dicka din na i thuaj te pakten

    Përgjigju
  • Njoni: 05/12/2023 10:25

    Ja dhe motorri qe u Vera sandri I bankes në mes te tiranes. Vonon Por nuk harron

    Përgjigju
    • Santo: 05/12/2023 13:22

      Se ka sander o njish e ka artan santo i bankes Po jeni zero skene ca beni dhe komentoni pa lidhje Dhe " motori" nuk eshte ai se duket qarte dhe nje femije 4 vjec e shikon qe ska lidhje. Dhe nuk u "vera" por u vra . Popull analfabet.. lexoni ndonje liber se ngeli popullsia 100 vjet me nje pale drejtues pikerisht se jeni debila ju Nuk studioni as nuk kuptoni asgje po rrini per buke goje Duke punu me mbajt shpirtin gjalle ne fund jepni voten Per nje kile miell se skeni gjak as yndyre si njerez Jo me karakter e moral me i dhene secilit ate qe meriton.

    • @Miri: 05/12/2023 12:06

      Nqs ne jemi te rezikshem ti ke pjerdhur nga trut legen mashkull,ne thjesht po themi ate qe duket ne aq foto,nuk jemi policia qe te bejme ekspertizen e detajuar.

    • Miri: 05/12/2023 11:41

      Që të tre jeni të rrezikshëm ose keni probleme psikologjike.

    • Bushi: 05/12/2023 11:19

      Mos rri tu fol pa lidhje ku e ma mwn ti si ka qen motorri para 10 vjet e gjys

    • Sakt: 05/12/2023 11:18

      Ate mendova dhe une motori duket identik.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës