Ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, vrasësit me pagesë e vëzhguan 2 ditë! Makina e autorëve e vjedhur në Tiranë, 7 plumba kapën 40-vjeçarin

Etjan Nikulaj i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 2 dhjetorit në hyrje të qytetit të Lezhës është mbajtur në vëzhgim nga autorët për të paktën dy ditë me radhë. Në këtë konkluzion kanë dalë hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve në zonën e Lezhës dhe të Shëngjinit, ku qëndronte dhe lëvizte më së shumti viktima.

Sipas burimeve automjeti tip ‘BMW’ ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshëm. Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit. 

Burime për ReportTv treguan se BMW-ja e krimit dhe targat e tij ishin vjedhur më herët në Tiranë. Hetuesit kanë dyshime të forta për 3 persona në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe i treti në rolin e shoferit.

Ndërkohë deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Lekstakaj me të cilët janë në hasmëri fisi Nikulaj, por nuk është arritur të provohet që të kenë lidhje me ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lirë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes, por pa përjashtuar edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur viktima gjatë kohëve të fundit të cilat po kalohen në sitë nga ana e hetuesve me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës.40-vjeçari Etjan Nikulaj është përshkuar nga 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ku dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore duke i marrë edhe jetën.

Etjan Nikulaj u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e 2 dhjetorit teksa po lëvizte me automjetin e tij foristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit të Lezhës, ndërsa viktima ishte i afërm i biznesmenit Ardian Nikulaj të vrarë me 19 prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajnë muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:07
Ekzekutimi i Etjan Nikulajt, autorët dyshohet se ishin vrasës me pagesë! Mjeti i autorëve dhe targat të vjedhura në Tiranë

1701679802_entjannikulaj.jpg

Autorët e vrasjes së Etjan Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit. Nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimit të autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj.

Gjithashtu, burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat. Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per Ergysin: 04/12/2023 13:06

    Pellumb Gjoka i ka mbrojt prej te gjitheve se ka kene shok me ta dhe ka patur Bajrat e shtetin me vete. Po edhe Ardiani ka pase njofti po tani te dy kane ike. Kush e di sa para kane Lekstakajt ne Angli, mund te vazhdoje kjo pune. Nikulajt kane qene ba si Nokjat, te padyshum ne Lezh

    Përgjigju
  • Alb: 04/12/2023 12:50

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Gezoni Parate: 04/12/2023 11:33

    Ben Nikulaj ruhet me makine blind e me roje po keta pabuksat e tjere do ta hane. Mduket se Palajt prape kane edhe nja dy gjaqe me marre per barazim. A din kush si i kane pas punet me Bamt e Hakt e Fushe Krujes keta te Nikuljave? Se Pellumb Gjoka qe i mbronte iku

    Përgjigju
    • Ergys: 04/12/2023 12:32

      Nga kush i mbronte Pellumb Gjoka Nikulajt?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni