Një tjetër zjarr është regjistruar këtë të shtunë në territorin e Lezhës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Pllanë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.
Aktualisht, operacioni vijon në terren, ndërsa pritet që situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shëngjinit, digjen sipërfaqe të konsiderueshme! Ministria e Mbrojtjes: Autori është identifikuar (VIDEO)







