Një peshkatar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Aleksandër Degjonaj, 37 vjeç me banim në Lezhë, ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar. Ngjarja sipas policisë - ndodhi rreth 13:40 në fshatin Balldre të Lezhës.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të Policisë.
Komento