Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar pro LGBT (Pro LGBT) bënë publike sot gjatë një konference për shtyp axhendën e aktiviteteve në kuadër të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Kështu aktivitetet do të nisin në datën 16 maj me shfaqjen e premierës së të parit dokumentar për historikun e lëvizjes LGBT në Shqipëri ku nuk do të mungojë dhe një intervistë ekskluzive me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë Xhon Uidhers. Po atë mbrëmje lëvizja LGBT do të shpallë edhe 12 çmimet Aleati dhe Aleatja e Vitit.
Të nesërmen (17 Maj) në orën 11.00 do të nisë Pedalimi Kundër Homofobisë në sheshin “Nënë Tereza”. Pedalimi do të shoqërohet nga një qendër zëri e lëvizshme ndërsa lëvizjet do të koordinohen me Policinë e Shtetit.
EMA ANDREA: KAM PARË REAGIME IRONIKE PSE JAM NË KRAHUN E LGBT
E pranishme në këtë konferencë për shtyp ishte dhe aktorja Ema Andrea e cila është një prej 12 fitueseve të çmimit Aleatja e Vitit për vitin 2013.
“Unë kam qenë në krahun tuaj në mënyrë të natyrshme”, tha Andrea, “por kështu si unë nuk e mendojnë të gjithë. Dhe për këtë arsye unë besoj se personat publikë kanë përgjegjësinë të flasin publikisht për mbështetjen e tyre”.
Aktorja pohoi më tej se për shkak të mbështetjes që ajo i jep komunitetit LGBT kishte parë reagime që nuk i priste të shoqëruara me ironi apo dhe me nota agresive.
“Në atë moment nisa të reflektoj më shumë mbi aktivitetin tuaj dhe e kuptova që ju jeni si një lokomotivë që i duhet të mbajë mbi supe barrën për të tërhequr gjithë shoqërinë përpara. Në këtë pikë ngjasojmë bashkë”, tha Ema Andrea.
KARAJ: PRESIM QË QEVERIA E RE TË PËRMBUSHË KRITERET E BE PËR INTEGRIMIN E LGBT
Xheni Karaj nga Aleanca LGBT përshëndeti rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për të detyruar vendet anëtare të BE dhe ato kandidate që në bazë të një udhërrëfyesi të vendosin të drejtat e LGBTI si prioritet. Ky vendim erdhi pas raportit të eurodeputetes Lunacek dhe mbi bazën e tij Europa do të ketë një udhërrëfyes për të drejtat e LGBT në atë mënyrë që legjislacioni të harmonizohet por të gjitha të luftohen direkt format e diskriminimit.
“Ky është një vendim historik jo vetëm për komunitetin LGBTI në Europë por edhe për politikën europiane që do të duhet të reflektohet edhe në Shqipëri”, tha Karaj, “ndaj ne jemi gati dhe me sa dimë, gati është edhe qeveria, për të zbatuar planin kombëtar për masat kundër diskriminimit dhe për ta riparë këtë plan në atë mënyrë që të përputhet me “road map” apo udhërrëfyesin tashme europian”.
Lufta ndaj diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor është një kusht tashmë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit. Në mbledhjen e fundit të komitetit ndërministror për strategjinë e integrimit është rënë dakord që brenda 6-mujorit të parë të 2014 Parlamenti të amendojë Kodin e Familjes në mënyrë që të krijojë mundësinë e njohjes gjinore për çiftet gej që bashkëjetojnë.
PINDERI: FALEMINDERIT POLICISË!
Gjithashtu drejtues të lëvizjes LGBT përshëndetën bashkëpunimin me policinë e shtetit në kuadër të projektit Besim dhe Siguri që financohet nga Mbështetja Suedeze për Policinë e Shtetit. Kristi Pinderi (ProLGBT) bëri të ditur se 80 policë, oficerë policie dhe shefa komisariatesh kanë marrë pjesë në takimet dhe trajnimet e zhvilluara për çështjet LGBT. Ai shprehu gatishmërinë për ta vazhduar këtë bashkëpunim me policinë dhe për
të ndihmuar që besimi i komunitetit ndaj policisë të rritet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com