BAALBEK (Liban), 2 dhjetor /ATSH-AFP/ - Disa ushtarë libanezë u vranë sot në një pritë pranë kufirit me Sirinë, në lindje të vendit, theksoi agjencia kombëtare libaneze e informacionit (ANI).
"Disa ushtarë libanezë u vranë në një pritë të ngritur nga disa persona të armatosur kundër një patrulle të ushtrisë libaneze në Tallet al Hamara, në rajonin Ras Baalbeck, në lindje të vendit, konfirmoi agjencia kombëtare e informacionit, ANI.
Nuk dihen ende shkaqet e ketij incidenti./
/ec/ a.jor.