Librat me përmbajtje anti-shqiptare të Panajot Barkës, reagon Omonia: Titujt s’kanë asgjë të dyshimtë, po kufizohen liritë e minoritetit grek

Librat me përmbajtje anti-shqiptare të Panajot Barkës, reagon Omonia: Titujt s’kanë asgjë të dyshimtë, po kufizohen liritë e minoritetit grek

Panajot Barka, pedagog i Universitetit të Gjirokastrës

Një ditë pasi Policia Kufitare në Kakavije sekuestroi rreth 100 libra të pedagogut Panajot Barka, me dyshimin se kanë përmbajtje anti-shqiptare, ka ardhur një reagim nga organizata OMONIA.

Në një njoftim për mediat, OMONIA e quan një veprim të papranueshëm sekuestrimin e librave të Barkës. Gjithashtu, sipas kësaj organizate, titujt e librave që iu sekuestruan Barkës nuk kanë qenë të dyshimtë apo të rrezikshëm për popullin shqiptar.

Reagimi i plotë i organizatës OMONIA:

Veprim i papranueshëm për kufizim të lirive të Minoritetit Etnik Grek sekuestrimi provizor i librave dhe tentative për penalizim në dëm të Përgjegjësit të Departamentit të Filologjisë Helenike të Universitetit të Gjirokastrës, P. Barka.

Nga çdo pikëpamje çmohen të dënueshme veprimet e autoriteteve doganore dhe policore që të sekuestrojnë dhe në vijim të ngrenë akuzë për përmbajtjen e tyre, libra që nën përgjegjësinë e Përgjegjësit të tij z. Panajot Barkas, transportoheshin për pasurim të Bibliotekës së Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Civilizimit Helenik të Universitetit të Gjirokastrës. Përbëjnë ato dhuratë të katedrave të ndryshme dhe insttitucioneve universitare nga Greqia në kuadrin e kontributit të tyre për Universitetin në fjalë.

Titujt që janë sekuestruar nuk kanë asgjë të dyshimtë ose aq më shumë të rrezikshme si për kombin shqiptar, për tërësinë territoriale ose edhe për koekzistencën paqësore mes popujve, sikundër pretendojnë autoritetet policore me procesverbalin respektiv ose aq më shumë Mjetet e Informimit masiv që riprodhojnë informacionin.

Këto veprime përbëjnë akte ndërhyrjeje shtetërore për manipulimin e Minoritetit Etnik Grek dhe përbëjnë shkelje të hapur dhe të tejet të rëndë të së drejtës së përdorimit të Gjuhës Greke, të arsimimit të lirë dhe në veçanti të së drejtës së sanksionuar për komunikim të lirë me Atdheun amë.

Për më tepër ekspozojnë shtetin shqiptar përsa i përket angazhime të tij më të gjera në parimet që vlejnë në BE dhe sanksionohen nga traktate të UNESCO-s për lëvizjen pa pengesa të librit me të drejta të autorit të deklaruara dhe ideve.

Si BDMEG OMONOIA jo thjesht solidarizohemi me Përgjegjësin e Departamentit për përpjekjen e tij në pasurimin e Bibliotekës, në punën në përgjithësi dhe me predispozicionin më pozitiv të personelit didaktik të Departamentit, por i nxisim ata të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë të dënimit së kësaj fushate në tentativë të frikësimit dhe represionit të lirisë akademike.

Sekuestrimi i librave u bë ditën e djeshme në Kakavije, ndërkohë që vetë Barka deklaroi se librat kishin si destinacion Universitetin e Gjirokastrës. Por edhe ky pretendim u hodh poshtë ditën e sotme. Rektorati i Universitetit të Gjirokastrës ka sqaruar sot, se librat e Barkës nuk janë kërkuar nga UGJ, madje shton se këto libra, Barka i ka patur për përdorim personal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat