Policia e Librazhdit ka vënë në pranga drejtuesin e një automjeti, i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësore teksa ka qenë duke ecur në rrugë.

Siç raporton policia e këtij qyteti Rajmond Sojati 40-vjeç, nga Korça duke drejtuar mjetin tip Autobuz  “Benz” me targa  AA 986 IF, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin
Murrash Librazhd, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e  M.B, 38 vjeçare banuese në Pogradec

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)