Librazhd- Një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar motrën e bashkëshortes dhe më pas e ka kërcënuar që të mos e denonconte në Polici është vendosur në pranga nga blutë e Librazhdit. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, 45-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e Policisë.
Ai akuzohet për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim i policisë.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjeherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për të mos kallëzuar" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.











Komente
Komento