LIBRAZHD- Janë arrestuar 4 zyrtarë dhe një banor në Librazhd, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin. Sipas policisë së Elbasanit, ata akuzohen për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente.
Të arrestuarit janë: -Sali Terziu 54 vjeç, specialist regjistrimi pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd,
-Fatmir Kaca 56 vjeç, specialist i kadastrës së Komunës Orenj,
-Baki Bragjeci, 50 vjeç, kryeplak i fshatit Zdrajsh Librazhd,
-Xhemal Bozhiqi 53 vjeç, me detyrë specialist topograf pranë Komunës Hotolisht,
-Baki Bragjeci 50 vjeç, kryeplak i fshatit Zdrajsh Librazhd,
-dhe Naim Kaca 57 vjeç, banor në Librazhd.
Këta persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë shpërdoruar detyrën zyrtare duke falsifikuar dokumente pronësie. Sipas policisë së Elbasanit, zyrtarët dhe qytetari banor i Librazhdit, në bashkëpunim me njëri-tjetri kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin.
Ndalimi i tyre u bë nga ana e Seksionit Krimit Ekonomik Financiar, gjatë operacionit të koduar ‘Bashkëpunëtorët”. Materialet iu kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com