Librazhd- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhd, ku një 14  vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas policisë, i mituri me inicialet K.A, banues në fshatin Hotolisht, kishte shkuar për tu larë në lumë së bashku me vëllain dhe kushëririn e tij, ndërsa rrezikoi të mbytej.

I vëllai dhe kushëriri kishin tentuar ta shpëtonin, por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e sakta që çuan në mbytjen e tij, ndërsa dyshohet të ketë ndodhur për shkak se i mituri nuk ka arritur të llogarisë thellësinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 15.08.2017 duke u larë në lumin Shkumbin është mbytur, shtetasi i mitur K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht.
Shtetasi K.A kishte qenë duke u larë në Lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushuririn e tij. Të dy kishin tentuar për të shpëtuar 14 vjeçarin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë.
Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com