LIBRAZHD - Rreth 400 familje në fshatin Xhyrë të komunës Hotolisht në Librazhd, kanë mbetur pa energji elektrike pasi persona të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e kabinës elektrike në këtë fshat.
Para vjedhjes, autorët, të cilët dyshohet se ishin me makinë, kanë shkëputur të gjithë përcjellësit e linjave nga kabina elektrike.
Banorë të fshatit Xhyrë kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm së bashku me elektriçistin e zones, ndërsa transformatori është grabitur pas mesnate.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arretimin e autorëve, ndërsa banorët kërkojnë që të bëhet sa më shpejt zëvendesimi transformatorit të vjedhur për t’u mundësuar rikthimi i energjisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com