Librezat e falsifikuara nga 14 zyrtarët e shëndetësisë me qëllim korrupsionin, policia jep detajet si funksionin, ja çfarë u sekuestrua

Policia ka dhënë detaje nga operacioni 'librezat; i cili zbuloi se si 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend falsifikonin dekumentat me qëllim përfitimin, duke bërë korrupsion. 

Sipas policisë operacioni në fjalë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dhënë 14 masa, ndër të cilat 2 'arrest me burg', 9 'arrest shtëpie' dhe 3 të hetuar në gjendje të lirë, ka nisur që prej katër mujash. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe certifikata e librexa të falsifikuara.

'Report Tv' bëri dje me dije se cilët janë personat që akuzohen dhe masën e tyre. 

Masën “Arrest në burg“ ndaj 2 shtetasve:

Niko Nika 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

Hazis  Lura 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
 
Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 9 shtetasve:

Eda Myftari 29 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
 
Ihsan  Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprën penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike";

Franc Daija 65 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek te Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se njëherë dhe në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;

Ilir Hoxha  50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”; 

Ornela Balla 34 vjeçe, banuese në Tiranë, Johana  Sinani 29 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Arjan Gjoka 57 vjeç, banues në Tiranë dhe Evald Bejaj 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjekë tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Masën “Pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj 3 shtetaseve:

Luiza Metani 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, Diana Hysi 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë dhe Marinela  Sylmina 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 4 Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e personit nën hetim N. N.; 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonymous.: 18/07/2020 19:00

    Spaku te hetoje vendimet dhe ceshtjet per te cilin u u ngrit sepse marrin 5000€ page,(pa dieta), shofer dhe mbrojtje per tere familjen dhe mos merret me keta se po ben sikur ka arrestu presidentin. Totalisht te zhgenjyer pafund. (Vota eshte kunder kesaj here padiskutim) Rrofte rilindja✊!

    Përgjigju
  • Kapsi: 17/07/2020 10:49

    E paska " mbytur" Spaku ose Kaps korupsionin ne shqiperi. Tani do hyjme ne europe. Cdo rast korupsioni duhet ndeshkuar por te lesh miliarderet politilane dhe te merresh me keta per 100€ eshte e turpshme. Krimit dhe korupsionit i keputet Koka dhe bishti nuk ka ku vete, por do te ngordhe. Jacobs i OMN e tha shqip pardje qe ne Spak ka prokurore qe nuk duhet te jene fare pjese e sistemit. Fatkeqesisht edhe kete here shqiptaret i genjeu mendja se Drejtesia do fitonte kundra politikaneve te koruptuar. Po zhgenjehemi perdite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë