Libri ‘100 simbolet polake’ promovohet në Ditën Kombëtare të Polonisë në KLSH

Libri ‘100 simbolet polake’ promovohet në Ditën Kombëtare të Polonisë në KLSH

Libri ‘100 simbolet polake’

Dita Kombëtare e Polonisë është manifestuar sot në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Shkak i këtij manifestimi është bërë libri “Simbolet polake: 100 vende, figura, ngjarje, arritje të rëndësishme për Poloninë, Europën dhe Botën”, që ka ardhur në gjuhën shqipe me kontributin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj, në kuadër të partneritetit me institucionet polake.

Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të Ambasadës Polake, diplomatë e miq nga Polonia dhe aktorë të njohur shqiptarë që vijuan aktivitetin me recitime dhe poezi dedikuar 3 majit, Ditës Kombëtare të Polonisë. Më 3 maj të vitit 1791, Sejmi i Madh (Parlamenti i Komunuelthit polako-lituanez) miratoi Kushtetutën e Komunuelthit të Polonisë me Lituaninë, duke synuar ndreqjen e defekteve politike të këtij shteti nga më të mëdhenjtë e asaj kohe në  kontinentin europian.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka folur për shpirtin kombëtar të polakëve dhe simbolet polake që janë thesare të rralla të trashëgimisë dhe kulturës së tyre.

Në këtë ditë të madhe për kombin polak, si KLSH promovojmë librin-album “Simbolet polake: 100 vende, figura, ngjarje, arritje të rëndësishme për Poloninë, Europën dhe Botën”, i cili tani vjen i përkthyer i plotë edhe në gjuhën shqipe, nga një grup audituesish të KLSH, në dedikim të Presidentit të institucionit suprem të auditimit të Polonisë (NIK), z. Krzysztof Kwiatkowski, të ish-Presidentit dhe sot Këshilltar i Lartë i NIK, z. Jacek Jezierski, si dhe të Zv-Presidentit të NIK, z. Wojciech Kutyla, për ndihmesën e tyre të spikatur në ngritjen e kapaciteteve audituese të audituesve shqiptarë.

Bujar Leskaj

Më tej, kryetari KLSH-së ka thekuar se

Libri “100 simbolet polake” mbart për lexuesin shqiptar vlera të jashtëzakonshme njohëse të Polonisë, të shpirtit të popullit polak të paepur për liri, të kulturës, artit, traditave, thesareve historike, arkeologjike, ekologjike, ekonomike dhe shkencore të këtij vendi të madh të Evropës dhe botës, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai është një udhëtim në kohë mbi vendet më tërheqëse, doket e një kombi, ngjarjet më epike, krijuesit më përfaqësues dhe personazhet që nuk shlyhen kurrë në kujtesën e tij.

Bujar Leskaj

Pamje nga aktiviteti i mbajtur në KLSH për Ditën Kombëtare të Polonisë

Libri u kushtohet 100 simboleve të kombit polak ku janë përzgjedhur ato që quhen ikona të historisë, kulturës, artit dhe ekzistencës së tij. Në këtë libër përmenden disa simbole, siç janë  Himni Kombëtar i Polonisë, Mazurka e Dabrowskit.

“Polonia nuk është zhdukur/Polonia nuk ka humbur!”, -janë vargjet e këtij himni. Një tjetër mrekulli e natyrës që e bënë Poloninë të njohur në botë është Lumi Biebrza. Një nga simbolet është edhe Zamoshci, i quajtur si një nga shtatë mrekullitë e Polonisë dhe që njihet edhe si qyteti më italian jashtë Italisë. Zamoshci ka shumë ndërtesa me arkitekturën e Rilindjes Italiane, prandaj njihet edhe si “Padova e Veriut”.

Mirush Kabashi reciton poezinë emocionuese të Papa Vojtilës
Gjatë aktivitetit që u mbajt për Ditën Kombëtare të Polonisë, dy artistë të njohur Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu kanë recituar poezi të autorëve polakë. Mirush Kabashi ka emocionuar të pranishmit me poezinë  e famshme të Papa Vojtilës “Pisha polake”. Poezia i dedikohej pishës që kishte marrë Papa nga vendlindja për ta mbjellë në Vatikan dhe shprehte përballë saj nostalgjinë e largimit, shpërnguljes nga mëmëdheu, sikurse kishte ikur Ai vetë.

Edhe Bujar Asqeriu  ka interpretuar poezi të autorëve  polakë  me një ndjwshmëri të thellë.

Një kënaqësi më vete për miqtë polakë ishin këngët e Grupit Lab “Çipini’, që interpretuan këngë të veçanta kushtuar Polonisë dhe kombit fisnik polak, me vargje të tilla si “E gdhendën hymnin hyjnor/polakët me shpatë në dorë!”, etj Në vitin 1683, polakët luajtën një rol vendimtar për shpëtimin e Vjenës nga rrethimi turk dhe me këtë edhe për shpëtimin e të gjithë Europës. Në ushtrinë e Napoleonit, e cila i përhapi idetë përparimtare të Revolucionit Francez në të gjithë Europën, do të kishte më shumë polakë se nga çdo komb tjetër i Europës.

Në librin “100 simbolet polake” është përmbledhur e gjithë historia dhe kultura në ikona si “Virtuozët e muzikës klasike”, “Mjeshtrat e Kinemasë”, “Kompozitorët bashkëkohorë”, “Eksploruesit dhe udhëtuesit”, “Fituesit polakë të çmimeve Oskar”, “Çmimet Nobel të Polonisë”, “Poetët patriotë”.

Janë prëfshirë Frederik Chopin, kompozitori i madh, i cili e bëri mazurkan polake të njohur botërisht, Papa Gjon Pali II, Lech Walesa, Ryszard Kapuscinski, shkrimtari dhe studjuesi i njohur, Nikollaj Koperniku, astronomi i famshëm që frymëzoi Giordano Brunon dhe Galileo Galilein, shkencëtarja e mirënjohur, nobelistja Maria Sklodoëska-Curie. Renditet individualisht ndër njëqind simbolet edhe astronomi i famshëm polak, i cili eci në gjurmët e Kopernjikut, Aleksandër Ëolszczan, zbuluesi i të parit planet jashtë sistemit tonë diellor, e të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve