Libri autobiografik/ Bamir Topi: Ja aktet tronditëse të Berishës dhe Visho Likës

Libri autobiografik/ Bamir Topi: Ja aktet tronditëse të Berishës dhe Visho Likës

Sali Berisha dhe Visho Ajazi Lika

Krijimi i subjektit të ri politik, Fryma e Re Demokratike, në vjeshtën e vitit 2012, me në krye Bamir Topin, është përjetuar dramatikisht nga Sali Berisha, për më tepër pikërisht në vitin e fundit të mandatit të dytë qeverisës, kur po shikonte pushtetin që po i rrëshqiste nga duart. Për të goditur partinë e re, e cila thellonte përçarjen e së djathtës dhe favorizonte të majtën, Berisha ka hedhur në sulm spiunët e Visho Ajazi Likës, në atë kohë drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si Berisha, përmes ushtarit të tij besnik Visho Ajazi Lika, mbushi dhe rrethoi FRD me spiunë të SHISH, me qëllim për ta përçarë si dhe për të identifikuar anëtarët e saj, për t’u hakmarrë ndaj tyre. “Në vjeshtën e vitit 2012, pak muaj pas dorëzimit të detyrës si President i Republikës, u ftova të drejtoj një parti të re politike, Fryma e Re Demokratike (FRD), e cila brenda një periudhe të shkurtër të ekzistencës së saj, vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet politike të 23 qershorit të vitit 2013. Dalja në skenë e këtij grupi politik ngjalli besim te njerëzit dhe një shqetësim të natyrshëm te partitë e vjetra politike, në mënyrë të veçantë te Partia Demokratike.

Sali Berisha po e përjetonte keq rifutjen time në politikë, për më të tepër vitin e fundit të mandatit të dytë të qeverisjes së tij dhe në vitin kur gara elektorale do të ishte tepër e vështirë për pushtetin e tij të diskretituar rëndë në publik. FRD-ja po merrte jetë në të gjithë Shqipërinë. Zyrat e saj gumëzhinin nga njerëz të të gjitha moshave, intelektualë, të rinj e të reja, kryesisht me bindje të djathta, të cilët ndiheshin thellësisht të zhgënjyer dhe të pashpresë se Berisha dhe klani i tij do të ndreqeshin. Aksioni dhe fokusi i betejës politike ishte qartazi kundër pushteti despotik të Sali Berishës, i cili përveçse i përfshirë në korrupsion masiv, kishte tradhtuar përfundimisht interesat e qytetarëve, për të tepër kishte mashtruar rëndë pronarët, të përndjekurit politikë dhe aspiruesit e shumë të së djathtës në Shqipëri. Në daljen e parë publike pas rikthimit në politikë, e quajta misionin e kryeministrit të kohës ‘Kalë Troje’ brenda së djathtës, duke artikuluar akuza të rënda politike në adresë të tij, madje në numrin e parë të gazetës sonë politike ekspozuam në të gjithë faqen e parë të saj fotografinë kur Sali Berisha kishte dalë me familjarët e Enver Hoxhës në një varkë buzë liqenit të Pogradecit në vitet kur shqiptarët vuanin të izoluar pushtetin e tij. Qëllimi i betejës sonë politike ishte konkurrimi dinjitoz i FRD-së në zgjedhje dhe rrëzimi Sali Berishës nga pushteti. Ditë pas dite, shqetësimi për të po rritej, duke bërë që përveç betejës së hapur në publik, Sali Berisha të fuste në lojë spiunët e tij në Shërbimin Informativ Shtetëror, që pas gushtit të vitit 2012 drejtohej nga një ushtar besnik i tij, Visho Ajazi, ish-zëvendës i Gazidedes, kur shteti kishte marrë në dorë shërbimet sekrete, aq sa edhe njerëzit me pushtet në qeveri ndiheshin të intimiduar”, shkruan Topi.

Anëtarësime, filmime dhe rrethim
Topi rrëfen angazhimin e SHISH nga Sali Berisha për anëtarësuar spiunët në FRD, për të filmuar mbledhjet dhe për ta rrethuar me makina të shërbimit. “Me urdhër të tij filluan të bëheshin pjesë e strukturave politike të FRD-së, ‘me dëshirë’ disa njerëz të shërbimit sekret, të cilët jepnin informacion mbi anëtarësinë dhe mbillnin përçarje te njerëzit, por pa mundur të realizonin plotësisht qëllimin e tyre diabolik. Automjete të shërbimit, që kishin mision kushtetuese të merreshin me sigurinë kombëtare, po angazhoheshin posaçërisht me ‘ruajtjen’ e godinës ku ishin vendosur zyrat qendrore të partisë së re politike. Informacioni që vinte nga njerëz që punonin në SHISH ishte tronditës. Në të gjitha takimet mbështetësit tanë filmoheshin e fotografoheshin për t’iu nënshtruar presionit për t’u larguar ‘me dëshirë’ ose për t’u përballuar me heqjen nga puna pa motiv të gjithë njerëzve të afërt. Sipas meje, Sali Berisha e kishte ndier rrëshqitjen e pushtetit të tij drejt humnerës, madje ishte i sigurt në ecjen e tij drejt humbjes, i druhej pjesëmarrjes në Parlament të një force alternative të së djathtës, për më tepër figurave politike publike që do ta ‘kryqëzonin’ në betejat e ardhshme politike”,

Berisha kërkon koalicion
Pas përpjekjeve për ta përçarë, Sali Berisha ka futur njerëz duke i kërkuar Bamir Topit për të pranuar një koalicion me Partinë Demokratike. “Duke parë efektin e pashmangshëm të FRD-së në zgjedhje, një ditë përpara se të formoheshin zyrtarisht koalicionet parazgjedhore, Sami Gjergji ishte kontaktuar nga njerëz të Berishës për të pranuar një koalicion me Partinë Demokratike. I njëjti informacion u prezantua nga nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj, me të cilin kishin biseduar njerëzit e rrethi familjar të kryeministrit. Diskutimet mes anëtarëve të Kryesisë së FRD-së çuan në përfundimin në rrëzimin e ftesës për të lidhur koalicion me njeriun që donin ta shihnin të rrëzuar nga pushteti. Marrëdhëniet me të diktonin një vendimmarrje morale, mbi interesin për të pasur disa vende të sigurta në Parlament. Përgjigja ‘jo’ ishte paralajmërimi i një beteje të ashpër publike në vazhdimësi. Vendimi për të dalë vetëm në zgjedhje ishte i vështirë në kushtet e një sistemi që nuk garanton zgjedhje të ndershme. Vërtetë ne kishim ngjallur besim, por në të njëjtën kohë kishim stimuluar më tej egërsinë e kundërshtarëve politikë, që sa pari lidhej me Sali Berishën, por nuk përjashtohej Edi Rama, i cili përveçse po shfrytëzonte këtë koniunkturë politike të favorshme për të, nuk garantonte asgjë të ligjshme për ruajtjen e votave të FRPD-së në komisionet  zgjedhore të kontrolluara nga PD-PS. Ndërsa dita e zgjedhjeve afronte dhe beteja ishte ashpërsuar, unë po zhvilloja një tur intensiv në të gjithë Shqipërinë. Për hir të së vërtetës ne po tregoheshim më të ashpër së socialistët kundër mënyrës se si kishte qeverisur Berisha, ai që po bëhej gati të dilte në opozitë”.

Topi: Sa herë shkoja në zyrën e Berishës gjeja Gazideden
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi rrëfen se fund të vitit 1996 dhe fillim të vitit 1997, sa herë shkonte në zyrën e Berishës, gjente aty Bashkim Gazideden, në atë kreu i SHIK-ut.  “Në fillim të janarit, në kujdesin e USAID, ishin organizuar disa takime të rëndësishme me ministrat e Bujqësisë të Austrisë, Holandës, Suedisë dhe Gjermanisë. Kur biletat ishin marrë dhe gjithçka ishte gati për të nesërmen, vjen një telefonatë nga Berisha dhe pas fjalëve përshëndetëse me thotë se nisesha për ta takuar në vilën nr. 4, të cilën ai e frekuentonte shpesh në këtë periudhë. Pa ditur çdo të bisedoja, nuk kisha marrë asnjë dosje pune. Sapo u futa në mjediset e Pallatit të Brigadave, oficeri me ftoi të qëndroja në një dhomë pritjeje, sa të lirohej nga takimi që kishte në atë moment. Nga dera e hapur kuptova se takimi kishte mbaruar dhe në korridor takoj Bashkim Gazideden, shefin e Shërbimit Sekret. Çudia ishte se sa herë do të shkoja për të takuar presidentin, Gazidede do të ishte aty, ose edhe kur na gjente brenda, ai kishte prioritet para ministrave.

Sapo u futa në dhomën me oxhak, konstatova se Sali Berisha ishte tepër i çoroditur. -Bamir, nëse në mëngjes do të sjellësh një informacion për vreshtarinë në Shqipëri, pasi do të futemi me një projekt kombëtar për vreshtat. -Patjetër! – i thashë unë, do të sjell informacionin, por unë nesër nuk do të jem, pasi nisem për në Vjenë. Natyrisht që ai ishte i informuar dhe bënte sikur nuk dinte gjë. Me një pamje aspak të qetë thotë: -Nuk di gjë unë. Nuk më ka njoftuar Tritani. -Unë, sipas rregullave, kam njoftuar Ministrinë e Jashtme... -Nuk di gjë unë, nuk mund të shkosh, -vazhdoi. Për të thjeshtuar zgjidhjen e këtij ngërçi të papritur, unë vazhdova: ‘Përveç të tjerave kam njoftuar edhe kryeministrin’. Sapo unë përmenda kryeministrin, Berisha shkoi në ekstrem duke ngritur zërin: -‘Z. ministër, besoj se nuk ke harrur që firmën në dekretin tënd nuk e ka vendosur kryeministri, por unë’! Përpjekjet ishin të kota. Berisha kishte humbur arsyen dhe si përfundim ky tur takimesh dështoi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lepe: 23/05/2019 09:57

    Ky qenka mashtrues kalibri bre. Uauaua

    Përgjigju
  • jadau: 22/05/2019 04:00

    "Çudia ishte se sa herë do të shkoja për të takuar presidentin, Gazidede do të ishte aty, ose edhe kur na gjente brenda, ai kishte prioritet para ministrave." Hajde hajde. Po patjeter qe kreu i SHISH do kishte prioritet para Ministrave. "rrëzimin e ftesës për të lidhur koalicion me njeriun që donin ta shihnin të rrëzuar nga pushteti." Ja e that Tapi Topit inatci i perjetshem qe garon jo per te fituar dhe ndihmuar popullin por per te rrezuar Salen. Hajde hajde.

    Përgjigju
  • Socialist i Zhgënjyer nga EDVIN HAJDUTI i Rilindjes së HAJDUTËRISÊ alla PETRIT VASILI: 21/05/2019 18:01

    Prandaj Edvin Zorraxhiu e bëri Visho Ajazi KRRIMINEL HAJDUT Likën Ambasador tê NATO në BRUKSEL ??????!!!!!

    Përgjigju
    • Luan Hamiti: 21/05/2019 20:27

      Visho Ajazi Lika e ka merituar respektin e të gjithëve dhe jo rastësisht ka marrë dekorata të larta edhw nga kryeministri edhe nga Presidenti. Sukseset e fitoret e SHISH flasin vet për atë periudhë

  • VANGJUSHI FANIJES E I XHINËS: 21/05/2019 16:06

    Kujtimet e bamir topit jan kujtime bythe. Deri dije bamiri ka qen bashkëpuntor me sali kriminelin e me zarin e saliut visho ajazi lika. E Edi Rama po ashtu është një pallosh rëmpall që visho ajazin e vë nëpër detyra të rëndësishme. Me njē fjal të gjith këta kriminel LANGARAQ kan punuar kundër interesit SHQIPTAR. E për këtë gjë fajtor jan SHQIPTARËT DEBIL që kan votuar të till KRRIMBA.

    Përgjigju
    • Luan Hamiti: 21/05/2019 20:54

      Duket se inatçiu Topi nxjerr dokrra kundër ish Drejtorit të SHISH duke i shërbyer Gazmend Oketës, Drejtori i vetshpallur të SHISH-it në atë periudhë në vend të Visho Likës. Kujt i kanë shërbyer këta dy - Topu e Oketa? Se shërbimeve perëndimote jo. Mbaj mend se Oketa krekosej se ka përkrahjen e shërbimeve perëndimore për Drejtor i SHISH. False flag i pastër...

  • Luan Hamiti: 21/05/2019 15:56

    Topi duket, vuan nga skizofrenia paranoide. "Sheh SHISH" kudo. Teori konspiracioni...!

    Përgjigju
  • Syri Shqiponjes: 21/05/2019 10:27

    Ka ndonje emer ky se kush ishin spiunet apo ashtu ne tym si gjithmone se tani i bie qe te jene themeluesit vete spiunet si Biberaj apo Oketa persh qe sot jane rrshtuar ne krah te Bashes...(shyqyr qe e kuptuan me ne fund qe babezia e ketij topthes nuk ka te sosur...)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit