Në universitetin e Harvardit gjendet një libër i shek të 19, kopertina e të cilit mendohet të jetë e tëra e veshur me lëkurë njeriu. Libri me titull "Des destinées de l’ame" (Fati i shpirtit), i shkrimtarit Arsène Houssaye pasi është analizuar dhe është vërtetuar se përmbajtja është 99.9% me origjinë njerëzore.

Këtë libër shkrimtari ja kishte dhuruar mikut të tij Dr.Ludovic Bouland, i cili më vonë e kishte dhuruar për bibliotekën.“Ky libër është i vetmi ornament që është i mbështjellë me lëkurën e njeriut, duke ruajtur elegancën e saj.
Një libër që flet për shpirtin e njeriut, duhet të ketë edhe mbështjelljen me lëkurë njeriu” –ka shkruar Ludovic Bouland në çastin kur e ka dorëzuar librin bibliotekës. Gjithashtu saktësohet se kjo lëkurë është marrë nga pjesa e shpinës së një gruaje.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com