Liderat e Koreve i japin fund luftës: Do të jemi një sërish

Liderat e Koreve i japin fund luftës: Do të jemi një sërish

Kim Jong-un ka shkruar historinë duke kaluar kufirin e fortifikuar nga Koreja e Veriut në atë të Jugut, për të zhvilluar bisedimet historike.

Kim ishte i emocionuar për këtë kalim të kufirit, pasi është bërë lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e shtetit fqinj përmes fshatit Panmunjom pas plot 65 viteve.

Presidenti jugkroean Moon Jae-in, personalisht e ka përshëndetur Kim në zonën e militarizuar rreth orës 9:30 sipas kohë lokale.

Dhe derisa liderët futeshin brenda “Shtëpisë së Paqes”, Kim Jong gjeti pak kohë që të bëjë shaka me homologun e tij të cilit i tha para mediave “se tani e tutje nuk do t’ia prish gjumin duke testuar vazhdimisht raketa të ndryshme”.

Samiti me presidentin e Koresë së Jugut i paraprinë takimit të shumëpërfolur me Kim dhe presidentit të ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se një takim i tillë mund të ndodh në maj ose qershor.

Por, është interesant se si disa muaj më parë Trump dhe Kim kërcënonin njëri-tjetrin me sulme të ashpra, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar për të mirë.

Në anën tjetër Shtëpia e Bardhë sot ka publikuar imazhet nga takimi i fshehtë që është zhvilluar në Korenë e Veriut mes, Mike Pompeo që asokohe ishte drejtor i CIA-s dhe Kim Jong-un.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër