Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump

Reagimet e liderëve botërore ishin të menjëhershme pasi Donald Trump mori zyrtarisht detyrën e presidentit. Vladimir Putin përpara inaugurimit përgëzoi Trump dhe tha se janë të hapur për bisedime në lidhje më luftën në Ukrainë, për paqe të qëndrueshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky reagoi gjithashtu duke thënë se: Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe paqja përmes politikës së forcës që ai shpalli ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë.

Edhe ministria e jashtme kineze reagoi duke thën se dy palët mund të ndërtojnë marrëdhënië edhe më të mira në frymën e Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping.

"Unë besoj se duke punuar përsëri së bashku, ne do ta ngremë aleancën SHBA-Izrael në lartësi edhe më të mëdha,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Mark Rutte, shef i NATOs tha se rikthimi i Trump do të rrisë prodhimin për mbrojtjen dhe shpenzimet për të.

Shefja e BE, Ursula Von der Leyen, shkroi se BE mezi pret të punojë ngushtë me Amerikën për sfidat globale, në një status në rrjetin social "X".

Kryeministri indian Narendra Modi u shpreh "mezi pres të punojmë ngushtë së bashku edhe një herë, për të përfituar të dyja vendet tona dhe për të formuar një të ardhme më të mirë për botën".

Kanadaja kërcënohet me tarifa doganore 25 përqind më të larta me ardhjen e Trump, ndërsa kryeministri Justin Trudeau u shpreh se Kandaja dhe SHBA janë më të forta kur punojnë së bashku.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e cilësoi SHBA si aleatin më të ngushtë dhe foli për një marrëdhënie të mirë euroatlantike.

Georgia Meloni ishte e ftuar si ndër të paktët liderë europianë dhe botërorë në inaugurimin në Uashington nga ku u shpreh e sigurt se miqësia mes dy kombeve dhe vlerat që i bashkojnë do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Italisë dhe SHBA-së.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë