Liderët e BE mblidhen në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik! Bashkë me Melonin do drejtojë tryezën për emigracionin

Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington, liderët e Bashkimit Europian mblidhen në samit që zhvillohet sot në Britaninë e Madhe. Në samitin e Bashkësisë Politike Evropine, i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me homologen italiane do të drejtojnë një tryezë me temë për emigracionin. Kujtojmë që dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shëngjin.

Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse.

Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim, një për emigracionin e paligjshëm dhe një tjetër për mbrojtjen e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Samiti do të zhvillohet vetëm ditën e sotme. Nis me një seancë plenare hyrëse, një fotografi familjare, disa tryeza tematike dhe më pas një tryezë të rrumbullakët mbyllëse, të gjitha për pesë orë.

Udhëheqësit do të qëndrojnë në Pallatin Blenheim në Oksfordshër, që është vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës.

Deri më tani duket se do të paraqiten rreth 45 udhëheqës, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
VIDEO/ Rama në Londër për samitin me liderët e BE, momenti kur pritet nga kryeministri britanik

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe ku po merr pjesë në një samit me liderët e BE. Rama ka ndarë pamje nga momenti i pritjes nga kryeministri i ri britanik,  Keir Starmer.

“Komiteti Politik Europian mes liderëve të BE-së. Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer”, shkruan Rama.

 

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Çuçi: Absurd i madh, nuk reflekton partneritetin tonë

Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Çuçi: Absurd i madh, nuk reflekton partneritetin tonë