Lideri i “Vëllazërisë myslimane”
dënohet me 10 vjet burg për akte dhune

Një gjykatë ushtarake dënoi sot liderin e “Vëllazërisë myslimane” me 10 vjet burg si edhe dhjetëra islamikë të tjerë me burgim të përjetshëm për përfshirje në konfrontimet e dhunshme në vitin 2013, referuar zyrtarëve.
Mohamed Badie dhe disa të akuzuar të tjerë u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në konfrontimet ku u regjistruan 31 të vrarë në Suez (lindje) në mes të 14 dhe 16 gushtit 2013.
Konfrontimet shpërthyen pak para shpërndarjes në Kajro nga policia të dy tubimeve islamike që protestonin kundër shkarkimit të një muaji më parë të presidentit Mohamed Morsi, të dalë nga vëllazëria. Shpërndarja e tubimit kishte shkaktuar 700 të vdekur.
Mohamed Badie dhe të akuzuarit e tjerë ishin të akuzuar për vandalizëm, nxitje dhune, vrasje dhe agresion ushtarak

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra