Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal i arrestuar në SHBA, se kreu i qeverisë ka përdorur pozitën e tij si kryeministër për të urdhëruar hetime ndaj kundërshtarëve politik me qëllim shkatërrimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
‘Të hetohen veprimet anti-kushtetuese të Edi Ramës për të porositur investigime për shkatërrimin e opozitës.’- u shpreh Meta.
Lajmi kryesor:
Meta: Rama i dha tre porosi zyrtarit të FBI-së kundër meje kur isha President! Të hetohet lidhja e tij me McGonigal












