Lidhja me Paton, reagon Almeda Abazi

Lidhja me Paton, reagon Almeda Abazi
Pas publikimit të lajmit nga mediat turke dhe më pas shqiptare për një lidhje të mundshme mes aktores shqiptare në Turqi Almeda Abazi dhe futbollistit Alexandre Pato, aktorja ka reaguar në faqen e saj në Instagram duke përgënjeshtruar kështu aludimet lidhur me këtë histori.

“Foto që kam postuar në Instagram ishte foto që vetë Pato kishte postuar në Instagramin e tij. Nqs doni të bëni lajme mësoni si të bëni lajme duke parë dhe duke I mësuar gjërat me detaje jo kot si të ju vijë për mbarë. Jam shqiptare dhe u ndjeva krenare kur pashë që Alexandre Pato kishte postuar foto ku kishte veshur bluze me flamurin shqiptar kështu që e ripostova duke shprehur simaptinë që kam për të si lojtar pra thjesht si një fanse!



(Në foto: Reagimi i aktores Almeda Abazi në Instagram)

Thjesht pse ai ktheu përgjigje nuk ishte nevoja të shpiken këto lloj historira. Mjaft dhe me komentet e ulëta ju që mbani veten si gazetarë a ku e di un për ca sepse nuk vleni dy  lekë dhe nuk po I bëhet vonë shumë njeriut, nuk po fitoni gjë…thjesht ulni karakterin tuaj.



(Në Foto: Futbollisti Alexandre Pato me bluzen me Shqiponjën)

Turp nqs në Shqipëri  njerëz si ju hanë bukë duke sharë jetën e dikujt tjetër pa ditë asgjë rreth tij,”- ka reaguar Abazi në Instagram.

Në këtë mënyrë aktorja ka mohuar  një lidhje mes saj dhe Patos të publikuar fillimisht nga mediat turke si pasojë e një fotoje të komentuar prej saj në rrjetin social Instagram.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid