Baza e ISIS-it ishte në Foxhia, në një qendër të vogël kulturore dhe prej andej terroristi çeçen Eliv Bombataliev përgatitej të organizonte një masakër të re, ndoshta në Belgjikë.

Bashkë me të, në qendrën kulturore takoheshin dy vëllezër shqiptarë, të cilët, sipas njësive italiane të antiterrorit, po afroheshin me Xhihadin dhe luftën e armatosur kundër perëndimorëve të pabesë.

Të dy vëllezërit, siç i rezulton Shqiptares.com, janë Orkid Mustaqi 26 vjeç dhe Lusien Mustaqi 23 vjeç, të dy me origjinë nga një fshat afër Lushnjës, por që banonin bashkë me prindët në qytetin e Potenzas.

“Të dy vëllezërit shqiptarë i kishin hyrë një rruge që po i çonte shpejt drejt indoktrinimit dhe terrorizmit islamik”, tha ekskluzivisht për Shqiptarja.com Giovanni De Stavola, drejtues i seksionit antiterrorizëm në Policinë e Barit, që hetoi çështjen. Ndërsa Eliv Bombataliev u arrestua me akuzën e pjesëmarrjes në grup terrorist, pasi po përgatitej të nisej për në Belgjikë që të organizonte ndoshta aty një atentat. Të dy vëllezërit shqiptarë u ndaluan nga policia italiane, u hipën në një traget nisur nga Brindizi dhe u riatdhesuan në Shqipëri.

“Fakti që nuk u arrestuan provon se ndaj tyre nuk kishte fakte konkrete për një aktivitet terrorist të zhvilluar në Itali – shpjegon Giovanni De Stavola – edhe pse ka prova të mjaftueshme që të konsiderohen si shumë të rrezikshëm, deri në atë pikë sa të vendosej dëbimi i tyre nga Italia”.Ndërkohë në këtë operacion policor është ndaluar dhe një femër, e cila i përket kobësisë Ruse.

49 vjeçarja me inicialet Marina Kachmazova banuese në Napoli, nën influencën indoktrinuese të çeçenit të arrestuar ishte e gatshme të kryente vetëflijimin në idealet e ISIS. Në operacionin e antiterrorizmit italian morën pjesë policia e qytetit të Napolit, Foxhias e Potenzës.

“Me sjelljen tuaj do na vijë policia”

Orkid dhe Lusien Mustaqi nuk kishin asnjë precedent penal në Itali. Njëri studionte në Universitetin e Foxhias dhe tjetri punonte në fabrikën e FIAT-it në Melfi. Të dy kishin leje qëndrimi, banonin me prindërit në Potenza, në një familje si shumë familje të tjera emigramtësh, të respektuar në qytetin e tyre dhe të vlerësuar si të ndershme dhe korrekte nga autoritetet. Deri sa, si një pykë, hyri në jetën e Orkidit dhe Lusienit fanatizmi fetar.

Gjithçka nisi pas takimit të tyre me Eliv Bombatievin, që jetonte prej disa vitesh në Itali dhe kërkonte aty myslimanë të rinj për t’i rekrutuar në Xhihad. Në një përgjim telefonik, policia italiane dëgjoi babain e Orkidit t’i thotë djalit të tij: “Me sjelljen tuaj, shpejt a vonë policia do vijë t’u marrë”. Sipas hetuesve italianë, marrëdhënia mes dy vëllezërve shqiptarë dhe terroristit çeçen ishte “shumë më tepër se sa një miqësi e thjeshtë”.

Të tre rrinin shpesh bashkë, flisnin vazhdimisht në telefon (italisht) dhe kur Bombatievi vinte në Foxhia, si pikë referimi kishte pikërisht vëllezërit shqiptarë dhe qendrën kulturore, çelësat e së cilës i mbanin Orkidi dhe Lusieni.
Qëndrimet ekstremiste

“Orkidi dhe Lusieni kohët e fundit po afroheshin me qendrimet ekstremiste të Bombatievit – shpjegon sërish Giovanni De Stavola, i cili ka dëgjuar dhjetëra biseda të përgjuara mes tre miqve – dhe ata jo vetëm që shprehnin urrejtje të qartë ndaj nesh perëndimorëve, por dhe ndanin me Bombatievin vlerësim të lartë për martirizimin, domethënë për vlerat e atentateve vetëvrasëse tipike të ISIS-it”.

Për këtë arsye dy vëllezërit u ndaluan në mëngjezin e datës 5 korrik dhe ndërkohë që miku i tyre Eliv Bombatiev dërgohej në burg me urdhër të Prokurorisë së Barit, ata dëboheshin nga Italia. Të gjitha informacionet rreth tyre u janë dërguar tashmë njësive shqiptare të antiterrorit, të cilat bashkëpunuan në mënyrë të vazhdueshme me policinë italiane në të gjitha fazat e hetimit.
Rusja

49 vjeçarja Marina Kachmazova banuese në Napoli, nën influencën indoktrinuese të çeçenit të arrestuar ishte e gatshme të kryente vetëflijimin në idealet e ISIS.
Përgjimi

Në një përgjim telefonik, policia italiane ka mundur të dëgjojë babain e Orkidit t’i thotë djalit të tij: “...Me sjelljen tuaj, shpejt a vonë policia do vijë t’u marrë...”.
Ndalimi

Dy vëllezërit u ndaluan në mëngjezin e datës 5 korrik 2017 dhe ndërkohë që miku i tyre Eliv Bombatiev dërgohej në burg me urdhër të Prokurorisë së Barit, ata dëboheshin nga Italia drejt Shqipërisë.
 

Terroristi çeçenm në luftimet siriane dhe në një atentat në Grozni
 
Hetimet e dosjes “Caucaso connection” nga Antimafia e Barit, të koordinuara nga zv.shefat Giuseppe Gatti dhe Lydia Giorgio, nxorrën në pah se Bombataliev bënte pjesë në grupin xhihadist “Emiri i Kaukazit”, që ka lidhje me “Al Kaedën”. Sipas prokurorit të Barit Giuseppe Volpe, telefonatat e tij të përgjuara zbuluan “biseda rrënqethëse”.

Ai kishte funksionin e ligjshëm të imamit në qendrën kulturore islamike të Foxhias, ndërkohë që gruas së tij i thoshte: “Në se më thërrasin për t’u sakrifikuar, do ta bëja pa tjetër”.Bombataliev kishte marrë pjesë në atentatin e 3-4 dhjetorit 2014 kundër “shtëpisë së shtypit” në Grozni (Çeçeni), ku në këtë atentat kanë vdekur 19 persona.

Gjithashtu
Bombataliev ka marë pjesë dhe në luftë në Siri dhe më pas kishte ardhur në Belgjikë, ku kishte lidhje me elementë të dyshuar për terrorizëm. Bashkëpunimi i organeve të atij vendi me Italinë solli edhe vënien nën vëzhgim të çeçenit ç’ka solli arrestimin e tij.

Lusien Mustaqi
  Në foto Lusien Mustaqi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com