Lidhjet e Sali Berishës me një rreth vrasësish, emrat e akuzuar, zhdukjet dhe ekzekutimet për interesa politike, një sagë e pandëshkuar krimesh njerëzore

Lidhjet e Sali Berishës me një rreth vrasësish, emrat e akuzuar, zhdukjet dhe ekzekutimet për interesa politike, një sagë e pandëshkuar krimesh njerëzore

Sali Berisha

Sali Berisha dhe Lulzim Basha po akuzojnë njëri-tjetrin këto ditë për krijimin e grupeve me vrasës, trafikantë droge dhe njerëz me rekorde të zeza, me qëllim për të kontrolluar selinë e Partisë Demokratike. Nisur nga akuzat, faktet në të kaluarën, rrethanat, ngjarjet e rënda dhe precedentët, akuzat e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës për krijim të grupeve me të inkriminuar ka gjasa që të jenë më pranë të vërtetës.

Më 21 tetor të vitit 1995, një grup i SHIK-ut famëkeq, të cilin Berisha e kontrollonte me anë të ushtarit të tij Bashkim Gazidede, rrëmbyen në Tiranë, torturuan, vranë dhe zhukën trupin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Biznesmeni që mbështeste UÇK-në, u torturua dhe u vra në një qendër sekrete të SHIK-ut në Lezhë, pasi kishte qenë dëshmitar rastësor i një takimi sekret mes Sali Berishës dhe Millosheviçit në Shën Naum. Ende sot eshtrat e Remzi Hoxhës nuk janë gjetur. Sipas Izet Haxhiajt, ish-truprojë e Sali Berishës, eshtrat e Remzi Hoxhës janë hedhur në det.

Për krimin është dënuar në mungesë në nëntor 2012, Ilir Kumbaro, një nga oficerët e SHIK-ut, me 15 vite burg. Berisha akuzohet se ka pajisur Kumbaron me pasaportë false dhe e ka ndihmuar të arratisej. Kumbaro ende nuk është kapur. Prokuroria akuzoi edhe Arben Sefgjinin, ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe Avdi Koldashin, ish-shefi i bazës nr. 10 të vëzhgimit në SHIK, si dhe shikasin Budjon Meçe. I gjithë grupi ishte nën komandën e Bashkim Gazidedes, ushtarit të Berishës. Sefgjini dhe Koldashi u shpallën të pafajshëm nga Apeli, ndërsa për Meçen u pretendua se ishte në gjendje koma. Berisha e emëroi Arben Sefgjinin drejtori të Përgjithshëm të Tatimeve, madje këtë detyrë e ka mbajtur edhe kur ishte në arrest shtëpie!

Vrasja e Ilir Konushevcit, majorit të UÇK

Sali Berisha kishte shpallur UÇK organizatë terroriste, marksiste, enveriste etj., akuza që personin me akuzat e Millosheviçit. Berisha përndiqet udhëheqësit e UÇK-së këmba-këmbas në Shqipëri. Në 9 Maj të vitit 1998, vritet një nga njerëzit kryesor të UÇK-së, majori Ilir Konushevci, i cili furnizonte me armë UÇK-në nga Shqipëria. Kamionin me armë po e drejtonte mjeku Hazir Mala. Kamioni ishte nisur përmes aksit të vështirë Qafë Mali-Fierzë-Bajram Curri. Ata bien në pritë armësh në vendin e quajtur Poravë. Vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës ishte një goditje e rëndë për UÇK-në. Ilir Konushevci ishte edhe një nga miq më të besuar të familjes Haklaj, tmerri më i madhe i Sali Berishës mbi tokë.

Motra e Haklajve, Zylfije Haklaj ka akuzuar si organizator të vrasjes Bilsim Demirin.

“Lidhjen arriti ta bëjë vetë Fatmir Haklaj që kishte mbërritur në vendngjarje. Për të nuk kishte dyshim se Demiri ishte organizatori. Ky i fundit do të ishte vetë viktimë e hakmarrjes. Në 28 Gusht të vitit 1998 ai do të ekzekutohej në Bajram Curri”, ka pohuar motra e Haklajve.

Haklajt kanë akuzuar si pjesë të grupit edhe Agim Demirin, vëllai i Bilsim Demirit, si dhe Albert Lumnica, Isa Kërnaja dhe Shkëlzen Kurbala. Haklajt kishin bindjen se grupi i vrasësve kishin lidhje me Sali Berishën, si cili punonte ditë e natë kundër UÇK, në mbështetje të Rugovës dhe Bukoshit, i cili kishte një ushtri në ‘mërgim’. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se pse Fatmir Haklaj kishte rrezuar zyrën e Berishës në 12 shtator 1998, por që para i doli Azem Hajdari, i cili dyshohet se është shtyrë nga Sali Berisha.

Vrasjet e 21 Janarit

Ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe ish gardisti Agim Llupo janë gjetur fajtor nga gjykata për vrasjen e tre nga katër protestuesit e 21 Janarit 2011, poshtë zyrës së Sali Berishës. Ky i fundit, pas shumë alibish, ka pranuar vrasjet nga garda, ndërsa mburrej se kishte në plan të vriste edhe vetë kryetarin e opozitës, Edi Ramën, me snajper.

“I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë", pohoi Sali Berisha.

Ndrea Prendi ishte i besuari i Sali Berishës. Ky i fundit i shpërbleu vrasësit me para publike pas krimit dhe refuzoi t’i dorëzonte në Prokurori me pretendimin se arrestimi i tyre ishte plan B i puçit imagjinar dhe se urdhër-arrestet kishin gabime drejtshkrimore. Më pas Sali Berisha lëvizi çdo gur që dënimi të i tyre të ishte qesharak, siç edhe rezultoi, pasi u dënuan për vrasje nga pakujdesia. Gjyqtarët që morën pjesë në këtë fasë i ‘përlau’ Vetingu si të korruptuar.

Vrasja e Ylli Haklajt

Në 3 dhjetor të vitit 2000, familja Haklaj do të merrte një tjetër goditje të rëndë dhe që ishte një mesazh i qartë i planit për t’i asgjësuar totalisht. Vritet me snajper nga një kodër përballë Ylli Haklaj, i cili dalë i shkujdesur në këtë livadh pranë rrethimit të kullës. Më parë ishin vrarë edhe tre vëllezërit e Yllit, Shkëlqimi, Halili dhe Fatmiri, tmerri i tmerreve për Sali Berishën. Motra e Yllit, Zylfije Haklaj akuzon Sali Berishën. Zylfije Haklaj ka shprehur bindjen se kryesori në grupin e vrasësve ishte Përparim Hyka.

“Ka qenë Përparim Hyka, kanë qenë edhe njerëz tjerë të organizuar nga PD-ja gjoja sikur po merrnin hakun e protestuesit nga akuza e Sali Berishës, gjoja e vrau Ylli Haklaj”, ka pohuar Zylfije Haklaj.

Dyshimet për Rasim Lumneshin 

Më 2 prill 2002, Rasim Lumneshi, mik personal i Sali Berishës, mbështetës i zjarrtë dhe sponsor i PD-së, u vra në mes të Tropojës. Haklajt kishin dyshime të forta se Rasim Lumneshi kishte gisht në disa atentate ndaj tyre, përfshirë edhe ndaj vëllait të vogël, Yllit. Ata dyshonin se Lumneshi, pasi ishte bashkuar me kundërshtarët e tyre dhe me Berishën, kishte sponsorizuar atentatet ndaj tyre. Për vrasjen e Rasim Lumneshit është dënuar Zylfije Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’. Zylfije Haklaj, në disa intervista as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar krimin e rëndë. Më herët, Lumneshi kishte kenë mik me Haklajt, por ndërhyrja e politikës dhe Sali Berishës, besohet se solli grindjen. Rasim Lumneshi, është vëllai i Luftar Lumneshit, i cili akuzohet se sot nga Lulzim Basha si personazh me të shkuar të errët, i rreshtuar në krah të Berishës, madje edhe të tentativave të Berishës, për të marrë me forcë selinë e PD-së.

Eliminimi i Kosta Trebickës, dëshmitari kyç i Gërdecit

Me 12 shtator 2008, u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në një fushë mbi Voskopojë, Kosta Trebicka, dëshmitari kyç i Gërdecit. Më herët, Kosta Trebicka kishte kërcënuar hapur Shkëlzen Berishën, të cilin e Sali Berishës, se do fliste për të vërtetën e biznesit të vdekjes në Gërdec. Trebicka ishte gjithashtu një rrezik potencial për të fundosur me dëshmi Fatmir Mediun, Sali Berishën dhe të birin, të akuzuar me fakte si protagonistë të Gërdecit. Pak pasi Trebicka humbi jetën, pranë tij u shfaq Argon Kuliçaj, një personazh i errët dhe i akuzuar nga ambasada amerikane për lidhje me krimin. Kuliçaj, ishte ish-truproja dhe i besuari i Berishës, i cili i kishte besuar postin e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, por që në fakt ishte edhe shefi i drejtorit. Sipas drejtësisë, Kosta Trebicka humbi jetën në aksident, një version që sot e kësaj dite pakkush e beson.

Zhdukja e Eduard Belegut

Në 22 mars të vitit 2010 u zhduk Eduard Belegu, këshilltari i ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Eduart Belegu u zhduk nga tre persona të paidentifikuar, në momentin kur sapo kishte marrë 8 topa me dollarë. Në 11 mars të vitit 2019 Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të vdekur Eduart Belegun. Drejtësia shqiptare, 12 vjet më pas, nuk ka asnjë version për fatin e Belegut, i cili ishte dëshmitar i disa aferave të zeza në Ministrinë e Ekonomisë dhe sidomos të trafikut të naftës virgine.

Dritan Prifti ngriti dyshime pikërisht për Agron Kuliçin dhe Ilir Metën.

“Agron Kuliçi është një person për të cilin unë dyshoj për shumë mëkate disa prej të cilave ia kam thënë Berishës me kohë. Kurse këshilltari im Eduard Belegu është arrestuar me bujë pa shkak të përligjur dhe për të më kërcënuar mua si ministër. Belegu është zhdukur dhe Agron Kuliçi duhet të thotë ku është Belegu. Mua më vjen shumë keq që drejtësia nuk ka vepruar, por edhe media ka dhënë një kontribut shumë të vogël për këtë. Edhe në videon e shfaqur Meta e përmend Belgun. Ai kishte kohë që më kërkonte largimin e Belgu. Belegu po përgatitej të denonconte Policinë dhe Prokurorinë për arrestimin e tij të kotë, dhe papritur u zhduk. Emri i Kuliçajt më del në kontrabandën mafioze të naftës Virxhin, por edhe në disa veprime mafioze të tjera”, ka deklaruar Dritan Prifti në atë kohë.

Ambasada Amerikane e ka akuzuar Agron Kuliçajn për lidhje me Dritan Dajtin.

 “Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, ose ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda, dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit”, thuhet në një kabllogram drejtuar DASH.

Nuk ka të dhëna që Kuliçaj të jetë hetuar apo akuzuar nga prokuroria për këto akuza dhe rrethana të dyshimta.

Vite më vonë, Agron Kuliçajn u shfaq duke darkuar me Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lama. Në të njëjtën tavolinë ishin duke darkuar me Tonin Vocaj, Met Rrumbullakun dhe Nikolin Bala.

Agron Kuliçaj, ndoshta jo rastësisht, është sot pjesë e grupit të Sali Berishës për pushtimin e selisë së PD-së,

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 17/01/2022 13:51

    Akoma njerezit kan frige nga S.Berisha e banda e tropojaneve besnik te Saliut.Te gjithe pjesmarres te grushtit shtetit,ish bodigard e nenpunes te larte te shtetit ne institucionet e ruajtjes rendit ,te prokuroris e te drejtesis.Tashma eshe me femijt e tyre e fare e fisin te zgjeruar."TANKISTI" S.Lushaj,Kolicaj,Brecani,Dollapi,Hoxha,Gjuriqi etjere kane ardhur ne Tirane pas 1990 e sot te gjithe jane te majmur sa nuk behet ma Familja terroriste Luneshi ka ne prone te saj nje hotel ne Fier. Natyrisht lind pyetja:ku i gjeten parat kto tropojanet e Tiranes te majmun me pasuri te tundeshme e patundeshme? Ku i mori parat familja Luneshi per te blere hotelin ne Fier?

    Përgjigju
  • Mando: 16/01/2022 20:26

    Perralla me mbret,fajin e ka Berisha per çdo gjë ????????.

    Përgjigju
  • Fshati: 16/01/2022 09:45

    Per te gjithe ata qe e lexojne artikullin, Berisha ka vrare dhe vret, Mos te guxoje dikush dhe te mendoje keq per te.

    Përgjigju
  • Hahaha: 16/01/2022 02:21

    Mire se keto po olldashin me gramoz pashkon

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP Rexhep Leka [ kepi ]: 15/01/2022 23:00

    Spaku ke jashtëzakonisht të drejt dhe një llogjikim i kalibrit Botror. Kta fëlliqsirat e politikës jan të gjith njësoi. Jan të gjith kta politikan klyshat e komonistve. Prap Shqiprin e kan në dor ish bijt e partis së punēs. Ky është tmerr i vërtet 80 vjet komonistat kan kap Shqiprin nga fyti e se lëshojn Shqiprin se Shqiptarët jan popull dele.

    Përgjigju
  • Spaku: 15/01/2022 22:17

    Pse nuk e ndiqni penalisht meqe paskeni kaq shume te dhena kundra tij? Ju a tregoj une, sepse jeni te gjithe njelloj dhe pd nuk eshte asgje tjeter pervecse pjese tentakulore e ps-se. Ndjekja dhe denimi i Sali Berishes i hap rruge rrezimit te rames dhe ketij sistemi lengaraq qe kemi, per ate s’do ndiqet dhe arrestohet kurre ai!

    Përgjigju
  • Erind: 15/01/2022 19:56

    Adriatiku eshte nje gazetar profesionist dhe me precision te larte ne shkrim. Shume i sakte dhe i drejtperdrejt. Kush do te mesoje, mjafton te lexoje. Te tjeret, le te vegjetojne.

    Përgjigju
  • Foltore fallxhorja berisha: 15/01/2022 19:38

    Ky dit zi kete pune ka ber ne 30 vite politike FOLTORE FALLXHORJA Berisha ushqehet vetem me gjak populli. Ne burg e ke vendin sali berisha

    Përgjigju
    • Like: 16/01/2022 05:58

      Mire ja bejme ketij populli. Qumeshtin e nenes do tju nxjerrim qe ne dhe femijet tane te pasurohen. Ky popull keshtu e do

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet